Trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka thënë se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk është i lënduar dhe se ai nuk duhej të stërvitej.

Lajmi mbërriti se 39-vjeçari ka anashkaluar stërvitjen, duke shkaktuar shqetësim në lidhje me aftësinë e 39-vjeçarit , por strategu suedez ka konfirmuar se e gjitha ishte planifikuar.


"Kanë kaluar vetëm dy ditë nga ndeshja e fundit (me Kosovën), dikush u largua nga stërvitja e sotme menjëherë, të tjerët pak më vonë, por e gjitha ishte planifikuar", ka thënë Andersson në një konferencë për shtyp.

Andersson mohoi raportimet duke thënë se Ibrahimovic duhej të kishte marrë pjesë me grupin për pjesën e parë të stërvitjes dhe më pas të trajnohej pjesërisht, duke konfirmuar se ai duhej vetëm të ngrohej.

"Zlatan nuk është i lënduar, ishte planifikuar që ai vetëm të ngrohej dhe pastaj të shkonte të bënte një dush të ftohtë", vazhdoi trajneri.

“Lojtarët e tjerë që luajtën të dielën gjithashtu bënë të njëjtën gjë sepse zakonisht dy ditë pas ndeshjes ju jeni në kulmin e lodhjes”.

"Ibra do të jetë me ne nesër", ka shtuar më tej trajneri i Suedisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app