Site icon Telegrafi

U incizua duke bërë tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, shoferi gjobitet me 150 euro

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka gjobitur me 150 euro shoferin e një veture, i cili është incizuar duke duke bërë tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Sipas policisë, i njëjti ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit të tij në fshatin Bresalc, aksi rrugor Gjilan- Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatën për media.

Përveç gjobës, atij i janë shqiptuar edhe dy pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Exit mobile version