Fermerët e komunës së Mitrovicës, tani e tutje do kenë një adresë të qartë, ku do të mund të marrin këshilla për bujqësi prej zyrtarit të certifikuar për këtë fushë, lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me prodhimet bujqësore, duke filluar nga mbjellja, kujdesi për të mbjellat e deri tek grumbullimi i produkteve të kulturave bujqësore.
Këtë do e mundësoj Qendra Informative Këshilluese Komunale për Bujqësi, që u hap të martën, me mbështetje të BE-së, Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Mitrovicës, e cila do të drejtohet nga Bedri Bajrami, zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës.
Në ceremoninë e hapjes së Qendrës mori pjesë edhe kryetari i Komunës Agim Bahtiri, i cili i inkurajoi fermerët që t’i drejtohen zyrës për të marrë njohuritë dhe dijet e nevojshme, përfshirë edhe metodologjinë dhe teknologjinë që përdoret në botë, në fusha dhe kultura të ndryshme bujqësore.
“Bujqësia është shtylla e ekonomisë së një vendi, andaj zhvillimi, puna dhe kontributi juaj në ecjen në hap me trendët e zhvillimit të vendeve evropiane, do të jetë sukses i juaj dhe sukses i ynë. Kosova është treg i vogël, mirëpo zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e potencialit të fermerëve do të ndikoj në hapjen e rrugës për eksport dhe prezantim në tregjet e jashtme”, tha kryetari Bahtiri.
Drejtori i Bujqësisë Veton Rexha vlerësoi hapjen e zyrës si një mundësi të re të fermerëve për njohjen me të rejat në bujqësi, metodologjinë e punës, trajtimit, por edhe ngritjen e kapaciteteve për zhvillim por edhe konkurrim në projekte zhvillimore.
Hasan Sejfia nga Ministria e Bujqësisë njoftoi se shërbimet këshillimore, konfor kërkesave dhe nevojave të harmonizimit të rregulloreve me vendet e BE, në vendin do të hapen 34 qendra këshillimore.
Xhon Mc erman, nga zyra e BE-së në vendin tonë, si mbështetës i këtij projekti, përmendi fillimin e projektit dyvjeçar, ku do punohet strategjia e zhvillimit rural, përmirësimi i punës së këshillimoreve, trajnimi i fermerëve, vizitat studimore dhe certifikimi i këshilluesve, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe punës tyre në mbështetje të zhvillimit të fermerëve dhe bujqësisë.
Bedri Bajrami, këshillues në këtë qendër, tha se zyra sikurse do të jetë e hapur dhe e gatshme që të bartë të gjithë dijen dhe njohuritë tek fermerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët