Elona Caslli
Disa ditë më parë në rrjetet sociale u përballa me një folje në mënyrën dëshirore, të cilën nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë: U artësofshi!
Bekim Lumi, një artist nga Kosova, do të krijonte këtë trajtë drithëruese të dëshirores.
Hap nxitimthi fjalorin “Shqip-Shqip” për të parë në ekziston një folje e tillë dhe përballem vetëm me këtë familje fjalësh:
Art, artist, artistik, artistikisht….
Nuk ekziston folja sipas së cilës ti shndërrohesh në art. Filloj ta zgjedhoj me zë në kohë dhe mënyra të ndryshme: Artësohem, artësohesh, u artësova, do të artësohemi, u artësofshi!
Rrjedh natyrshëm zgjedhimi dhe pesha e dëshirores është unike: U artësofsh; u shndërrofsh në art; u shndërrofsh në tingull që ta do shpirti dhe në fjalë që ta do zemra. U artësofsh, njësoj si t’i thuash dikujt “paç jetën e gjatë”.
Kam nevojë ta shoh këtë qënie. Kush është? Përballem me foton e tij. Një kafkë e rrumbullakët, një shikim i mekur dhe një gjysmë buzëqeshje si për të kujtuar kohët e largëta kur qeshej me zë të lartë.
Mediat shkruajnë se ka shkuar përtej jetës, ndonëse unë besoj se ai ka jetuar gjithmonë përtej saj.
Tanimë ai është zhytur në heshtjen pa kthim, por nëse do të mund t’i jepte qoftë edhe një çast të vetëm zë heshtjes së tij, do t’i kërkoja ta shqiptonte me zërin e tij të plotë këtë folje hyjnore: U artësofshi!
Të artësohesh, të jesh pranë të vërtetës, të jesh pranë dhimbjes, të jesh pranë mendimit, të jesh pranë frymës, të jesh pranë njeriut, të jesh pranë së mirës, të jesh pranë dashurisë, të jesh pranë shpirtit, të jesh pranë gjithçkaje ku rreh impulsi i jetës.
Të shkruash për humnerën e njeriut, t’i japësh zë, ta veshësh me fjalë, e fjalët t’i vendosësh në gojën e një personazhi, e personazhin ta ngjisësh në skenë, e ta ndjekësh me sy dhe të kuptosh se të gjithëve na ndan sipërfaqja, por na bashkon humnera.
Dhe të kompozosh, dhe fjalën ta bësh tingull, e tingulli të marrë udhën për të trokitur tek aorta, për t’i shtuar rrahjet, për të thënë se e vërteta ime është edhe e vërteta jote, se mendimi im është edhe mendimin yt, se drithma jote është edhe drithma ime.
Dhe të pikturosh, të derdhësh mbi kanavacë, një gjendje, një shpirt një ndjesi. T’i japësh ngjyrë jetës dhe ngjyrat e saj t’i shpërndash dhe teksa shumë sy do të derdhen mbi atë peizazh të kuptosh se shumë njerëz në heshtje do të thonë: Ky jam unë dhe kjo është ngjyra ime. Unë nuk jam vetëm.
Dhe të përkthesh në gjuhën tënde, një mendje që ka menduar në tjetër gjuhë, që ka jetuar në tjetër vend për të kuptuar së fundmi se e vërteta në jetë nuk ka kombësi dhe se ne të gjithë nuk jemi qytetarë të një qyteti, por qytetarët e një planeti.
Sqarim i Telegrafit: Në rubrikën “7 shkronja”, të edicionit të së dielës të Kohës Ditore, regjisori dhe profesori tashmë i ndjerë, Bekim Lumi, kishte shkruar: “ARTËSIM: Kohë më parë, në përpjekje e sipër për të mos huazuar fjalë të huaja aty ku kjo nuk është e nevojshme, më duket se e krijova një fjalë të re në shqip. ‘Artësim’. Simbas shpjegimit tim, kjo fjalë e ka kuptimin e përmbushjes, të formimit, të lartësimit, të emancipimit, të iluminimit e të fisnikërimit përmes artit. Të gjithë ata që i çmojnë dhe i duan mundësitë e shumta fjalëformuese dhe shprehëse të gjuhës shqipe mund ta përdorin këtë fjalë në formën: ‘artësim’, ‘me artësue’, ‘me u artësue’, ‘të artësosh’, ‘të artësohesh’, apo kur e uron dikë në formën ‘u artësofsh’, ose edhe ‘Zoti të artësoftë’”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Surrealizmi

Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker