Site icon Telegrafi

U akuzua nga Baena se e grushtoi në fytyrë, Gjykata Hetuese merr vendim për Valverden

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, do t’i shpëtojë çdo dënimi për goditjen e dyshuar në fytyrë ndaj mesfushorit të Villarrealit, Alex Baena.

Pas një ndeshjeje mes dy skuadrave në muajin prill, Valverde dyshohet se e priti Baenën në parkingun e makinave pas ndeshjes dhe e goditi me grusht në fytyrë ndërsa ai po shikonte telefonin e tij.

Ngjarja u raportua në polici në atë moment dhe u hap një hetim disiplinor.

Lexo po ashtu Valverde e priti në parking dhe e sulmoi me grusht Baenan, publikohet video me fytyrën e fryrë të yllit të Villarrealit

Akuzat e policisë ndaj Valverdes u hoqën pas ‘mospërputhjeve’ në deklaratat e Baenas, i cili pretendonte se Alvaro Odriozola ishte i pranishëm, kur kamerat sugjerojnë se ai nuk ishte.

Baena u fotografua në ditët në vijim me një mavijosje në fytyrë dhe sipas El Espanol, megjithë dënimin me pesë ndeshje që u rekomandua nga një gjyqtar në Komitetin e Garave, Gjykata Hetuese e Madridit do ta lënë Valverde pa e dënuar, duke vendosur pushimin e çështjes.

Los Blancos do t’i kërkojë gjithashtu gjyqtarit të RFEF që të tërhiqet nga rastet e ardhshme që i përfshijnë ata, pasi ata besojnë se Juan Antonio Landabarea manipuloi deklaratën e Odriozola për këtë çështje dhe nuk ishte i drejtë në vlerësimet e tij.

Lexo po ashtu Valverde pritet të ketë ndëshkim të rëndë nga La Liga për grushtimin e Baenas

Incidenti ende nuk është komentuar publikisht nga Valverde, i cili asnjëherë nuk i ka mohuar akuzat.

Duke qenë se duket se të gjitha çështjet disiplinore dhe ligjore janë zgjidhur, uruguaiani mund të japë këndvështrimin e tij për atë që ndodhi, nëse ishte me të vërtetë një trillim. /Telegrafi/

Exit mobile version