Tyson: Brown është një fëmijë

Në shkurt të këtij vitit Brown e kishte lënduar, atëkohë, të dashurën e tij, këngëtaren e hitit “Umbrella”, duke e lënë të përgjakur dhe të mavijosur.
Ndërsa ish-boksieri nuk ka qëndruar pa e komentuar këtë veprim brutal të 19-vjeçarit, derisa edhe vetë Tyson është akuzuar nga ish-gruaja e tij, Robin Givens, për abuzim fizik.
“Mendimi im personal për këtë veprim të tijin është se ai është ende një fëmijë. Ai është një fëmijë i vogël i cili nuk di si t’i kontrollojë emocionet kur bëhet fjalë për një femër. Abuzimi i femrave është diçka shumë e sëmurë. Edhe unë jam prodhim i një ambienti ku lejohet dhuna ndaj gruas. Unë personalisht kam goditur femra në të kaluarën, mirëpo jam penduar për këtë gjë dhe nuk do ta bëj kurrë më një veprim të tillë”, ka shpjeguar Tyson.































































