Tym i zi në qytetin e Pejës, shqetësohen qytetarët (Video)

6:"Jehona
Në rrjete sociale janë dukë qarkulluar video, në të cilat shihet një tym i zi që ka mbuluar një pjesë të qytetit të Pejës.
Dyshohet se disa qytetarë të papërgjegjshëm, në një varrezë të veturave, e cila ndodhet afër rrjetit të marketeve “Elkos”, kanë djegur goma, dhe kjo ka krijuar re tymi.
Nuk është hera e parë që ka ndodhur zjarr vënia e gomave, nga e cila po shqetësohen qytetarët.
Videon në Telegraf e ka dërguar një qytetar i Pejës, i cili është ndodhur në afërsi të vendit ku është duke ndodhur kjo tymnajë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































