LAJMI I FUNDIT:

Twitter ofron më shumë siguri

Twitter ofron më shumë siguri

Twitter ju ka ofruar përdoruesve opsionin e shfrytëzimit me ndihmën e versionit të sigurt të protokollit HTTPS, që dukshëm rrit sigurinë e përdorimit.

Qasja e cilitdo shërbimi online përmes protokollit HTTPS është dukshëm më e sigurt sesa përdorimi i HTTP të zakonshëm, sepse komunikimi ndërmjet kompjuterit tuaj dhe serverit është e enkriptuar, ashtu që hakerët e kanë shumë më të vështirë që të vijnë deri te të dhënat tuaja.

Në praktikë, nëse dikush që gjendet në rrjetin tuaj (shembull në internet kafe) mundet shumë lehtë të vijë deri emri përdorues dhe fjalëkalimet nëse shfrytëzoni HTTP të thjeshtë, kurse me HTTPS kjo shumë më vështirë arrihet.

Opsioni i ri nuk do ta ndryshojë shumë përvojën tuaj të shfrytëzimit të Twitter, prandaj u rekomandohet të gjithë përdoruesve që ta aktivizojnë.


Regjistrohuni në Twitter, klikoni te ‘Settings’ dhe aktivizoni i opsionin ‘Always use HTTPS’. /Telegrafi/