LAJMI I FUNDIT:

Twitter ia sheh hairin vrasjes së bin Laden?

Twitter ia sheh hairin vrasjes së bin Laden?

Komunikimi për vdekjen e Osama Bin Laden ka qenë aq i intensifikuar edhe online kohëve të fundit, sa që ka bërë që rrjeti social Twitter të shënojë edhe një rekord të ri për vete.

Gjatë fjalimit të presidentit amerikan Barack Obama, përdoruesit e Twitter kanë dërguar jo më pak se 3440 cicërima në sekondë, thuhet në njoftimin zyrtar të faqes të cilin ata e kanë publikuar së fundmi.

“Mbrëmë ka qenë shkalla më e lartë e cicërimave që ka ndodhur ndonjëherë. Prej 22:45 deri në 2:20 të mesnatës, në rrjetin tonë kanë ardhur më shumë se 3000 cicërima për sekondë” është shkruar në postimin e kësaj kompanie. Më pas këto shifra kanë arritur në 3440 cicërima për sekondë.

Në pikun e kësaj teme, Twitter ka postuar 5106 cicërima për sekondë, thuhet sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, ndërsa për ta dëshmuar rritjen e trafikut në faqen e saj, Twitter ka lëshuar edhe një grafikon i cili shfaq rritjen e shpejtë që ka ndodhur gjatë këtyre orëve. / Telegrafi /