Shoqata patriotike maqedonase "Tvrdokorni" informoi se sonte do të organizojnë pritjen e Vitit të Ri para burgut në Shuto Orizare.

"Nata e Vitit të Ri para burgut të Shutkës do të jetë në shenjë përkrahje ndaj të burgosurve - mbrojtës të Kushtetutës", tonë organizuesit.


Tashmë një muaj simpatizues të opozitës dhe shoqata qytetare protestojnë në më tepër lokacione ndër të cilat edhe burgu i Shutkës, për shkak të burgosjes së funksionarëve dhe deputetëve nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, për shkak të ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/