LAJMI I FUNDIT:

Turqia i përgjigjet Greqisë për deklaratën ndaj Shqipërisë dhe Erdoganit

Turqia i përgjigjet Greqisë për deklaratën ndaj Shqipërisë dhe Erdoganit

Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për rinegocimin e Traktatit të Lozanës për kufijtë mes dy vendeve dhe fyese deklaratat e Kryeministrit shqiptar për çështjen çame, kanë marrë përgjigjien e parë nga Ankaraja zyrtare.

Përmes një deklarate të shkurtër publike, Ministria e Jashtme turke thotë se “ministrit grek të Mbrojtjes i mungojnë kapacitetet për të adresuar dhe kuptuar me këmbë në tokë zhvillimet mes dy vendeve”.

“Sjellja dhe deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, që mesa duket e ka humbur arsyetimin dhe gjykimin, aq sa së fundmi vlerësoi organizata të lidhura me akte dhune dhe terrori në Qipro, dëmtojnë përpjekjet për bashkëpunimin që po përpiqemi të vendosim mes dy vendeve”, thuhet në deklaratën e diplomacisë turke, transmeton TCH.


Në fund të reagimit, Turqia fton Panos Kamenos që të shmangë deklarata të ngjashme në të ardhmen duke ‘u ngritur në lartësinë dhe përgjegjësinë e detyrës shtetërore që mban’.

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori