A kemi armiqësi me Turqinë? Shikuar nga postimet e një numri të madh njerëzish në rrjetet sociale del se ne me Turqinë jo që nuk qenkemi miq, por paskemi edhe hesape për të larë. Më duket sikur po kemi problem me gjykimin e drejtë…
Sipas të dhënave jo zyrtare, por shumë të besueshme, sot në shtetin e Turqisë jetojnë më shumë shqiptarë se në të gjitha shtetet tjera bashkë, përfshirë këtu Shqipërinë dhe Kosovën. Këta shqiptarë janë shtetas turq, por me mjaft sukses i ruajnë doket dhe zakonet shqiptare që i bën ata të dallohen qartë se kush janë.
A nuk na mjafton vetëm ky fakt që t’i thërrasim mendjes dhe të kuptojmë se me Turqinë është një lidhje e natyrshme emocionale. Është pra, kjo pjesë e popullit tonë atje që merr pjesë në të gjitha poret e jetës, po edhe në të gjitha segmentet e shtetit turk. Turqia po ashtu ka një pakicë turke në Kosovë dhe nuk mund t’i mohohet e drejta e kujdesit për këtë pakicë.
Turqia nga ana e vet mund të jetë e udhëhequr edhe nga motive emocionale për njerëzit që fenë islame e trashëguan nga Perandoria. Pra, ajo kujdeset për turqit e vet në Kosovë dhe njëkohësisht sheh me simpati myslimanet e ish-Perandorisë turke në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e gjetiu.
Ku është e keqja këtu?!
Turqia mund ta ketë me sherr qasjen e vet ndaj shqiptarëve, por ne jemi dy shtete sovrane që qartazi aspirojmë Evropën. Evropën e aspiron edhe Turqia. Evropa nuk na e ka tërhequr vërejtjen se ne duhet të qëndrojmë sa më larg Turqisë. Evropa vetëm do që Qeveria jonë të mos jetë e korruptuar si ajo e Turqisë, sepse qeveritë e korruptuara ndërtojnë shoqëri të korruptuara. Por, Qeveria jonë është e korruptuar si me Turqinë, si pa Turqinë.
Turqia është një shtet i fuqishëm dhe një faktor stabiliteti mes Evropës dhe Azisë. Ne jemi një shtet i vogël, gjysmë i konsoliduar, gjysmë i pranuar ndërkombëtarisht, me Shqipërinë motër që është vetëm pakëz më e fuqishme se ne. Ne kemi nevojë për miq më shumë se kurrë.
Kohët që po i jetojmë nuk janë kohë të lehta për Kosovën. Na duhen miq nga të gjitha anët. Madje, na duhet të pushojmë edhe armiqësitë e moçme për të krijuar mbështetje për kauzën tonë. Mos të sillemi sikur krejt është kryer! Kauza për Kosovën sovrane vetëm e ka kaluar gjysmën e rrugës.
Serbia, edhe pse e kupton thellë humbjen e Kosovës, sepse ky fakt nuk mund të mohohet, ende mban një qasje armiqësore ndaj Kosovës. Serbia aspiron Evropën dhe nuk i largohet fare Rusisë. Kurse, ne nuk mund të kemi për mik një shtet të fuqishëm siç është Rusia, sepse mik i saj është armiku ynë. Por, ne mund ta kemi për mik një shtet të fuqishëm siç është Turqia që përkrah pavarësinë dhe sovranitetin tonë.
Për mendimin tim edhe sikur krejt populli mysliman në Shqipëri dhe Kosovë të konvertoheshin në fe tjera, ne përsëri kemi nevojë për të pasur në krah një shtet të fuqishëm siç është Turqia.
Në anën tjetër, prania ekonomike e Turqisë në Kosovë në dëm të një pranie puro perëndimore mendoj se është për shqetësim. Por, ky ekuilibër i prishur duhet të rregullohet me mjete adekuate që kanë shoqëritë e civilizuara e ato janë prurja dhe vënia në praktike e ligjeve adekute. Konjukturat politike në Kosovë dhe në Shqipëri janë të përbëra nga klasa më e korruptuar politike që ka njohur historia.
Erdogan, si ish-kryeministër dhe tani si president i Turqisë, megjithë shtytjen ekonomike që i ka dhënë Turqisë, korrupsionin e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si flamur të rrugës së tij. Kjo është kultura që bashkon presidentin aktual turk dhe politikanët tanë. Kosova ofron kushte ideale për investitorët korruptivë, por nuk ofron kushte minimale për investitorët evropianë, të cilët nuk i besojnë filozofisë së korrupsionit. Evropianët nuk rrezikojnë paratë e tyre për të ndërtuar skemat e korrupsionit në Kosovë. Turqit e Turqisë së Erdoganit po, sepse ata nga korrupsioni vijnë e në korrupsion shkojnë…
Nuk mjafton vetëm të dalësh me një thirrje në media duke ftuar gjermanët në ndihmë për t’i mbushur hapësirat ku potencialisht mund të mbushën me turq, siç bëri kohë më parë një politikan kosovar. Duhet krijuar kushtet për investim dhe sigurinë e investimeve e pastaj të thirresh investitorët.
Evropa do që ata që mbollën kulturën e korrupsionit të futen prapa grilave e jo të vazhdojnë ta infektojnë shoqërinë duke qenë në ballë të shtetit. Vetëm kur kjo klasë politike e korruptuar dënohet për veprimet e veta, Evropa ndihet e sigurt se kultura e korrupsionit do të jetë e varrosur si mënyrë e të jetuarit në Kosovë. Dhe, atëherë mund të pasojë edhe thirrja evropiane për kapitalistët e saj që të investojnë pa frikë në Kosovë. Kosova përsëri ka pasuri dhe ka potencial për të qene ambient atraktiv për investitorë seriozë.
Si përfundim unë mendoj se Erdogan është vëlla i të gjithë atyre që bashkëjetojnë me idetë e tij e ato janë: deformimi i qëllimshëm i demokracisë, shndërrimi i shtetit de jure sekular në një shtet de facto gjysmë sekular e gjysmë fetar, përdorimi i fesë për arritje politike, mbajtja e pushtetit me intriga dhe dhunë, deformimi i së vërtetës përmes dhunimit të fjalës së lirë dhe përmes blerjes së bosëve servilë të medieve dhe mbi të gjitha, të jetuarit me paratë e krimit dhe të korrupsionit. Ai që nuk e gjen veten në këto pozicione nuk ka nevojë të ndihet i ofenduar pse ata që tashmë janë në këto pozicione, Erdoganin e kanë më shumë se mik, pra e quajnë vëlla!
Por, kjo nuk duhet të përzihet me Turqinë si shtet. Turqia duhet gjithnjë të jetë mike jona, përderisa ajo nuk ka dhënë e para shenjë për të na injoruar. Ne kemi nevojë për të! Por, Evropa është vlera kryesore e orientimit tonë. Të dyja janë të mundshme! Sepse, ne presim që edhe Turqia t’u bashkohet vlerave evropiane me gjithë dallimet e pashmangshme fetare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës