LAJMI I FUNDIT:

Turneu IEM Dallas CS:GO ka njoftuar për datat e kualifikimeve

Turneu IEM Dallas CS:GO ka njoftuar për datat e kualifikimeve

ESL ka hapur regjistrimin për kualifikimet e hapura për IEM Dallas, ngjarja e parë e madhe LAN e organizatorit të turneut në Amerikën e Veriut që nga turneu ESL One New York  në vitin 2019.

Turneu i cili pritet të zhvillohet nga data 3 deri 5 qershor, do të shpërndajë çmime rreth 226 mijë euro, ku do të marrin pjesë 16 skuadra, gjashtë nga të cilat do të fitojnë vendin e tyre përmes kualifikimeve të mbyllura në katër rajone.

Rrugëtimi drejt turneut kryesor do të fillojë me kualifikimet e hapura për Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Evropën dhe Australinë e Zelandën e Re, ku i gjithë procesi do të nisë më 11 prill dhe do të përfundojë në ditën e fundit të kualifikimeve të mbyllura më 4 maj.


Dy skuadrat e para nga secili prej kualifikimeve të hapura në Evropë dhe Amerikën e Veriut do të kalojnë në fazën e mbyllur, ndërsa në Amerikën e Jugut dhe Australi e Zelandën e Re, vetëm një ekip nga çdo kualifikues do të kalojë.

Ekipet të cilat sigurojnë vendin për në kualifikueset e mbyllura, do të përballen me një numër skuadrash të ftuara, për një vend në ngjarjen kryesore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori