LAJMI I FUNDIT:

Turizmi i natyrës në rritje, rekordin e mban Korça, pas saj Shkodra

Turizmi i natyrës në rritje, rekordin e mban Korça, pas saj Shkodra

Interesi për turizmin e natyrës ka vijuar rritjen e tij edhe gjatë këtij viti në Shqipëri, një tendencë që u parapri edhe më herët nga ekspertët e turizmit që vlerësonin se pandemia do të kishte këtë efekt.

Të dhënat zyrtare të muajit qershor tregojnë se nga janari në qershor kemi një rritje me 23 për qind të numrit të turistëve që vizitojnë zonat e mbrojtura, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm gjatë muajit qershor kemi një rritje me 20.7 për qind vizitorë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më pare

Por cilat janë qarqet që kanë regjistruar numrin më të madh të vizitorëve?


Qarku i Korçës regjistro nga janari në qershor 628 mijë vizitorë duke përbërë kështu rreth gjysmën e vizitorëve totalë të natyrës. Në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë rritja është me 21.7 për qind.

Qarku i dytë me më shumë vizitorë në zonat e mbrojtura natyrore është Shkodra me 213 mijë ndërkohë që pas saj vijnë Fieri, Durrësi dhe Vlora.

Por cilat janë disa nga parqet dhe zonat më të frekuentuara për secilin qark?

Për qarkun Korçë janë zona e Prespës me Bashkinë Pustec, Liqenet akullnajorë në Ersekë, pylli i Fazanëve, Burimet e Vronomerit, lugina e Gjergjovicës, Liqeni i Pogradecit, Bredhi i Drenovës, Guri i Nikës.

Për qarkun Shkodër disa nga zonat më të vizituara janë Alpet e Shqipërisë (Theth, Valbonë, Lumi i Gashit), Liqeni i Shkodrës, Lugina e Shalës.

Për Fierin është parku Divjakë-Karavasta dhe Nartë-Pishë Poro.

Për Durrësin Kepi i Rodonit, Shkëmbi i Kavajës, Rrapi i Ballabanecit, Sarisaltik, Rrushkull, Krastë-Verjon. Për Vlorën destinacionet përfshijnë Butrintin, Karaburun-Sazan, Llogoranë, Ishujt e Ksamilit, Syri i Kaltër.

Një pjesë e vizitave në destinacione të ndryshme është me pagesë. Nga raportimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të ardhurat e përfituar për muajin Qershor, për zonat ku vizitorët paguajnë, është 413,600 Lek. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori