LAJMI I FUNDIT:

Turisti britanik i lë trashëgimi të majme kamarierit turk – dhurata i ndryshoi jetën që as nuk e kishte ëndërruar

Turisti britanik i lë trashëgimi të majme kamarierit turk – dhurata i ndryshoi jetën që as nuk e kishte ëndërruar

Një turist i pasur i ka ndryshuar jetën një kamarieri të një hoteli pasi i la atij shumicën e një trashëgimie të konsiderueshme.

Britaniku Charles George Courtney ishte një mysafir i rregullt në Korur De Lux Hotel në Kusadasi, Turqi, ku dyshja ishin bërë miq të mirë.

Gjatë 31 viteve të tij si një shërbyes në hotel, Taskin Dasdan krijoi një miqësi me britanikun, i cili ishte gjithmonë bujar ndaj stafit, raporton themirror.


Por, as në ëndërr, Dasdan nuk mendoi se do të merrte një telefonatë nga Britania e Madhe për të thënë se atij i ishte lënë një pasuri nga turisti, transmeton Telegrafi.

Shuma e konsiderueshme e parave të gatshme raportohet të jetë pjesa më e madhe e trashëgimisë së lënë nga Courtney pasi ai vdiq në fillim të këtij viti. Edhe pse shuma e saktë e parave që i mbetet turqit nuk dihet, ajo është e mjaftueshme në mënyrë që atij të mos i duhet të punojë më një ditë në jetën e tij.

Duke folur për mediat vendase, Dasdan tha se trashëgimia bujare përfshinte edhe disa shuma më të vogla për kolegët e tij të hotelit.

Ai pranoi se ata nuk e kishin idenë se ishin në radhë për të marrë ndonjë gjë dhe se ai ishte i shokuar kur u kontaktua nga zyrtarët britanikë për dhuratën.

Duke punuar si kamarier që nga viti 1990, ai e kishte njohur Courtney për shumë vite dhe gjithmonë përpiqej ta bënte atë të ndihej i mirëpritur dhe pjesë e familjes.

Dasdan shtoi se ai gjithashtu e dinte se ishte bujar, pasi i moshuari në një fazë i kishte dhënë disa para për arsimimin e fëmijëve të tij, për të cilat ai kishte qenë jashtëzakonisht mirënjohës.

Familjarët e burrit britanik u befasuan kur mësuan pas vdekjes së tij se pjesa kryesore e trashëgimisë së tij ishte të shkonte në Dasdan me disa amanete më të vogla për anëtarët e tjerë të hotelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Botë
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Vuçiq takon djalin e Donald Trump, presidenti serb zbulon detaje të bisedës

Vuçiq takon djalin e Donald Trump, presidenti serb zbulon detaje të bisedës

Serbia
Serbi me prejardhje nga Kosova rrah protestuesit në Beograd – gjithçka ndodh para syve të policisë që nuk reagojnë

Serbi me prejardhje nga Kosova rrah protestuesit në Beograd – gjithçka ndodh para syve të policisë që nuk reagojnë

Serbia
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Kalo në kategori