Një turiste e re është lënduar rëndë në Amsterdam të Holandës gjatë vikendit të kaluar, pasi kishte filluar të grindet me pronarin e shtëpisë që e kishte marrë me qira.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet se si një vajzë e re goditet nga pronari dhe rrëzohet keq shkallëve të shtëpisë, transmeton Telegrafi.


Burri 47-vjeç nga Amsterdami është arrestuar nga policia, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë holandeze.

Kjo vajzë e re kishte ardhur së bashku me disa shoqe në Amsterdam për të ndjekur nga afër ekspozitën e mikeshës së tyre Zanele Muholi, e cila ka prezantuar veprat e saj në muzeun Stedelijk.

Sipas medieve  holandeze, pronari ishte nervozuar me këto vajza të cilat sipas tij është dashur ta lirojnë shtëpinë në orën 11 ndërsa kur ishte futur brenda në orë 12:30 ato kishin qenë ende brenda.

Dhe ky veprim i tyre duket se nervozoi tej mase pronarin, i cili në një moment humbi kontrollin dhe shtyu njërën prej vajzave e cila u rrokullis shkallëve dhe pësoi lëndime të rënda trupore. /Telegrafi/