Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është në listën e ngushtë të dy gjigantëve të Serie A dhe në sezonin e ri mund ta shohim në futbollin italian.

Një trajner i lirë që nga shkarkimi i tij nga Chelsea në fillim të këtij sezoni, Tuchel po tërheq interes nga Italia.


Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Roma dhe Interi janë të etur për trajnerin gjerman.

tuchel 1

Te Interi, Simone Inzaghi është nën presion, ndërsa Roma mund të humbasë Jose Mourinhon mes pretendimeve se ai është i frustruar me buxhetin e tyre të kufizuar të transferimeve.

Është diskutuar edhe një rikthim në Angli, ku ai është lidhur me Tottenham Hotspur.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për të ardhmen e trajnerit gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app