LAJMI I FUNDIT:

Tubim përkujtimor për Agron Bajramin 

Tubim përkujtimor për Agron Bajramin 
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” nga Zvicra, në bashkëpunim me Shoqërinë Kulturo-Artistike “Bajram Curri” nga Prishtina, organizojnë tubim përkujtimor për Agron Bajramin, i cili tash së voni u nda nga jeta, në moshën 54-vjeçare.
Bajrami ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, piktor në teknikën pirografi, ndërsa punoi si kameraman e montazhier në një televizion zviceran.
Në këtë tubim përkujtimor do të përkujtohet puna, veprimtaria dhe kontributi i Agron Bajramit si valltar dhe koreograf, që ndër të tjera hapi shkollën e vallëzimit SHOTA më vitin 1993.
Me këtë rast do të shfaqet edhe filmi dokumentar kushtuar Agron Bajramit, “Të mësohemi të ecim shqip”, realizuar nga Llesh Nikolla.
Tubimi Përkujtimor mbahet më 23 mars 2018 (e premte) në Kinemanë ABC të Prishtinës, duke filluar nga ora 13;00. /Telegrafi/