Tsipras diskuton me kancelaren Merkel për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe për Turqinë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka realizuar një bisedë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën ka folur për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe për Turqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Athinase-Maqedonase - AMNA, ata kanë folur për procesin e bisedimeve me Maqedoninë dhe për veprimet e Turqisë në detin Egje, për pengimin e kërkimeve për derivate në zonën ekonomike të Qipros.
Tsipras është shprehur për një zgjidhje afatgjatje për çështjen e emrit të Maqedonisë, përfshi ndryshimet kushtetuese të Maqedonisë.
Tsipras dhe Merkel do të takohen të premten në Bruksel në një samit evropian. Paraprakisht, Merkel do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































