Nga 7 e deri më 16 qershor, në Shkup do të organizohet aktiviteti gastronomik Ditët e ushqimit suedez - Try Swedish!, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë këtyre ditëve, qytetarët e Maqedonisë do të mund që të shijojnë receta të ndryshme gatimi tradicionale të Suedisë.


Me dëshirën për ta njoftuar opinionin në Maqedoni me shijet e kulturës suedeze të gatimit, Ambasada e Suedisë është organizatore e këtij aktiviteti të tretë me radhë./Telegrafi/