LAJMI I FUNDIT:

Truqe të shkëlqyeshme që bimët shtëpiake të jenë më të bukura se kurrë më parë!

Truqe të shkëlqyeshme që bimët shtëpiake të jenë më të bukura se kurrë më parë!

A e keni ditur që majoneza dhe çaji mund t’i bëjnë bimët tuaja shtëpiake më të shëndetshme dhe më të bukura?

Kur të vendosni se ku do t’i lini bimët, kini parasysh që dritaret e kthyera nga jugu marrin shumë më tepër dritë se sa ato nga veriu, transmeton Telegrafi.

Bimët me ngjyra të zjarrta të fletëve kërkojnë më shumë dritë se të tjerat, ndërkaq nëse çdo ditë e sillni përgjysmë vazon me bimë, do ta përmirësoni orën e saj të barabartë.


Nëse bimët në banesën tuaj thahen shpejt pas ujitjes, zhvendosni në vazo të re dhe para se të vendosni dheun dhe plehun, në fund vendosni një sfungjer të lagur.

Ai do të shërbejë si rezervë uji dhe do të pengojë tharjen, por edhe tepricën e ujit.

Për të qenë bimët tuaja sa më të shëndetshme dhe të bukura, përdorni ndonjëherë edhe çajin.

Pra, çaji apo fletët e njomura të çajeve janë ushqim i shkëlqyeshëm i bimëve dhe dheut i krijojnë injeksion vitaminoz.

Po ashtu, mos hidhni mbetjet e sodës së bikarbonatit dhe vezët. Mineralet nga soda e bikarbonatit ndihmon rritjen e bimëve të gjelbra, mirëpo për efekt më të mirë praktikoni këtë truk një herë në javë.

Kur është fjala për vezët, pasi që t’i zieni, me ujin në të cilin keni zier ujitni lulet tuaja, sepse uji i tillë përmban materie ushqyese.

Nëse banesën tuaj e zbukurojnë bimët e larta të cilat janë mjaft të rënda për t’i lëvizur, nën kavanoz vendosni bazën e minjve që të shmangni gërvishtjen dhe dëmtimin e dyshemesë dhe më lehtë do t’i lëvizni bimët gjatë kohës së pastrimit.

Për shkëlqim perfekt të fletëve përzieni ujin e ngrohtë me qumësht, njomeni në të një copë pëlhure dhe kalojeni sipër çdo flete.

Pos këtij kombinimi, shkëlqimi i fletëve mund të arrihet edhe me ndihmën e majonezës, e cila fërkohet me leckë letre.

Shkëlqimi perfekt me siguri do të zgjat disa javë, madje edhe disa muaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!

Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!

Lifestyle
Herën tjetër kur blini sfungjerë kini parasysh ngjyrat, secila ka një funksion specifik

Herën tjetër kur blini sfungjerë kini parasysh ngjyrat, secila ka një funksion specifik

A e dini se...
Kalo në kategori