Faktori Rh mund të jetë pozitiv apo negativ. Shumica e popullatës e ka faktorin Rh pozitiv. Problemet mund të ndodhin te shtatzënat të cilat janë Rh negative.
E dini se cilin grup të gjakut dhe cilin faktor Rh e keni?
Nëse përgjigjja është negative, mos u brengosni. Shumica e njerëzve nuk e dinë këtë derisa t’u nevojitet, për shembull në rast të operacionit apo të shtatzënisë, transmeton Telegrafi.
Çfarë është faktori Rh?
Faktori Rh, do të thotë që faktori rhesus mund të jetë pozitiv dhe negativ, ndërkaq e përcaktojnë albuminat në sipërfaqen e eritrociteve të cilat janë specifike për çdo grup të gjakut.
Bashkë me ato albumina ekziston edhe një lloj albuminash të cilat disa njerëz i kanë e disa jo.
Ata të cilët i kanë, janë Rh pozitivë, ndërsa ata të cilët nuk i kanë janë Rh negativë.
Shumica e njerëzve janë Rh pozitivë. Vlerësohet që vetëm 15 për qind e popullatës është Rh negativ.
Përse është me rëndësi të përcaktohet faktori Rh gjatë shtatzënisë?
Është me rëndësi sepse në rast që shtatzëna ka grupin e gjakut Rh negativ, mund të ndodhin komplikimi për beben, por për beben në shtatzëninë e ardhshme.
Në të vërtetë, nëse femra është Rh negative, ndërkaq partneri i saj Rh pozitiv, ekziston mundësia që bebja të trashëgojë grupin Rh të babait, përkatësisht të jetë Rh pozitiv. Në atë rast mund të ndodhë jokompatibiliteti me nënën.
Nëse gjaku i fetusit gjatë shtatzënisë apo me rastin e lindjes arrin në qarkullimin e gjakut të nënës, organizmi i tij do të fillojë të prodhojë antitrupa të cilët vetvetiu janë të parrezikshëm, mirëpo nëse femra sërish ngelet shtatzënë, ata antitrupa mund të arrijnë deri në anemi te bebja madje edhe deri te vdekja e fëmijës.
Çfarë duhet të bëhet për të penguar rrezikun në shtatzëninë e ardhshme te nënat Rh negative
Shtatzënat të cilat janë Rh negative, do të marrin në javën e tetë të shtatzënisë injeksionin e imunoglobulinës, por edhe një injeksion të tillë do ta marrin në 36 orët e para pas lindjes, në mënyrë që të pengohet që trupi i nënës të zhvillojë antitrupa të cilët do të mund të dëmtojnë beben në shtatzëninë e ardhshme.
Çfarë ndodh nëse nëna sërish zhvillon antitrupa
Nëse nëna zhvillon antitrupa, do t’i nënshtrohet terapisë imunosuspresive deri në përfundimin e shtatzënisë apo transfuzionit të gjakut. /Telegrafi/