LAJMI I FUNDIT:

Trungu i Qarrit në Lupç të Poshtëm të Podujevës, Monument i Natyrës me karakter botanik

Trungu i Qarrit në Lupç të Poshtëm të Podujevës, Monument i Natyrës me karakter botanik

Listës së vlerave të trashëgimisë natyrore të Kosovës i shtohen edhe “Trungu i Qarrit (Quercus cerris )” në Lupç të Poshtëm të Podujevës si Monument i Natyrës, me vlera botanike.

Gjatë punës në terren, ekipet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me zyrtarët për mjedis të Komunës së Podujevës kanë evidentuar si monument të rëndësishëm për mbrojtje: “Trungun e Qarrit (Quercus cerris )” në Lupç të Poshtëm të Podujevës.

“Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës pas përgatitjes së arsyeshmërisë profesionale të njëjtën e ka përcjellë për miratim në Kuvendin Komunal të Podujevës i cili në mbledhjen e datës 07.11.2022, ka marr vendim për mbrojtjen e “Trungu i Qarrit (Quercus cerris )” në Lupç të Poshtëm të Podujevës si Monument i Natyrës i karakterit botanik. Gjithashtu është marrë në mbrojtje edhe sipërfaqe prej 5 ari në të cilën ndodhet monumenti”, thuhet në njoftim.


Trungu gjendet në varrezat e vjetra në lagjen Pireva në Lupç të Poshtëm dhe karakterizohet me vlera të veçanta botanike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori