Trumpi është shpresa e fundit për të shpëtuar Perëndimin e dobësuar nga rënia përfundimtare

Burimi: The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Donald Trump është larg së qeni i përkryer, por ai është shpresa jonë e vetme, shpëtimtari më i pamundur i Perëndimit, i fundit në një listë të zgjedhur presidentësh amerikanë që kanë pasur fatin të shpëtojnë Botën e Vjetër nga marrëzia e saj.
Nëse mbështetemi te vetja jonë, Britania dhe Evropa nuk kanë asnjë shans. Rënia jonë morale dhe intelektuale është shumë e madhe, institucionet tona janë tepër të shkatërruara, ekonomia jonë tepër e rrënuar, politikanët tanë tepër frikacakë dhe burokracia jonë tepër e fuqishme. Mund të bëjmë vetëm ankesa, të tregojmë virtyte për sy e faqe, të taksojmë veten deri në shkatërrim dhe të dorëzohemi.
Lajmi i mirë është se së shpejti do të zgjohemi nga letargjia jonë socialiste. Do të detyrohemi të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen, gjë që pikërisht Trumpi do të na detyrojë ta bëjmë. Do të ndjejmë turp që kemi treguar kaq pak guxim në luftën kundër ekstremistëve dhe antisemitëve. Duhet të nxitemi, të japim diçka nga vetja dhe të frymëzohemi. Nëse Trumpi është i suksesshëm në 18 muajt e parë, Dritarja globale Overton do të zhvendoset në mënyrë dramatike djathtas, duke ofruar një alternativë ndaj politikës britanike që adhuron politikat Gaja, që është e butë ndaj krimit, me kufij gjoja të hapur dhe pro paqësimit.
Trumpi dëshiron të nxjerrë në pah një shpërthim ekonomik, duke ulur ndjeshëm taksat dhe duke ndjekur një derregulim radikal, duke mbështetur sipërmarrësit dhe kompanitë e teknologjisë. Ai synon të ndalojë DEI-n (diversitetin, barazinë dhe përfshirjen), duke përqafuar meritokracinë dhe një shoqëri të verbër ndaj ngjyrës. Ai po planifikon një sulm ndaj universiteteve, të cilat janë kthyer në fabrika të ideologjive të zgjimit [woke] që specializohen në trushpëlarjen e të rinjve.
Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy dëshirojnë të reduktojnë në mënyrë drastike madhësinë e shtetit, të pushojnë nga puna një numër të madh nëpunësish civilë, të ndalojnë punën nga shtëpia në sektorin publik dhe të eliminojnë rregulloret e pafundme. Musku po ndan video të Milton Friedmanit në platformën X. Trumpi do të sfidojë fanatikët e klimës dhe do të fokusohet te energjia e lirë dhe e bollshme, qoftë e bazuar në karbon, qoftë e pastër.
Goditja e tij kundër emigracionit të paligjshëm do të bazohet në një parim të thjeshtë: vendet duhet të kenë të drejtën të zgjedhin kë lejojnë të hyjë. Kriminelët e huaj nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. Trumpi dëshiron të riafirmojë kontrollin demokratik: plani i tij është të emërojë drejtpërdrejt më shumë nëpunës civilë.
Ndryshe nga Keir Starmeri, Trumpi ka një vizion të qartë për Kinën. Ai e kupton se ajo është një rival, një civilizim armiqësor që synon supremacinë globale dhe se përbën kërcënimin më të madh për Perëndimin që nga fashizmi dhe komunizmi. Në Uashington po diskutohet që Trumpi mund të bllokojë dorëzimin e Ishujve Çagos – ku SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një bazë ushtarake – në Mauritius, duke shmangur kështu futjen e tyre në orbitën kineze.
Republika Popullore nuk është një shoqëri para-Perëndimore, me disa reforma ekonomike pranë bashkimit me botën e lirë, siç shumë prej nesh dikur besonin me naivitet. Kina është një tirani teknologjike, shumë e avancuar dhe militariste, që mbikëqyr dhe kontrollon popullin e saj në mënyrën të cilën shkrimtarët e letërsisë distopike vetëm mund ta imagjinojnë. Partia Komuniste Kineze përdor dhe shfrytëzon globalizimin, tregtinë dhe sistemin e çmimeve për qëllimet e saj merkantiliste dhe imperialiste.
Është e jashtëzakonshme shkalla e divorcit ekonomik të nisur nga Trumpi. Në vitet 2017-2018, më shumë se 21 për qind e importeve të ShBA-së vinin nga Kina; deri në vitin 2023, kjo përqindje kishte rënë në 14 për qind. A dëshiron Britania vërtet të varet nga Kina për makinat elektrike në rast se ndodh një konflikt i vërtetë në Detin e Kinës Jugore?
Nëse Trumpi realizon planet e tij, Amerika do të shpenzojë shumë më tepër për mbrojtjen dhe, shpresojmë, më mirë, me më pak humbje dhe më shumë fokus në teknologjitë moderne.
Trumpi kishte të drejtë kur fajësoi Kinën për koronavirusin: me shumë gjasë, ajo fshehu një rrjedhje aksidentale nga laboratori në Vuhan dhe më pas e normalizoi dhe eksportoi izolimin si zgjidhjen e vetme, duke shkaktuar dëme të mëdha. Ndërkohë që Britania po turpërohet duke mbajtur një hetim prej 200 milionë paundësh – që duket se po shndërrohet në spastrim të menaxhimit të pandemisë – Trumpi ka ndërmarrë masa drastike: emërimi i disa skeptikëve të izolimit në pozita me ndikim të madh, përfshirë bashkautorin e Deklaratës së Madhe të Barringtonit, Jay Bhattacharya – për të udhëhequr Institutin Kombëtar të Shëndetit – përbën një ndryshim të madh.
Trumpi dëshiron të rihapë debatin për koronavirusin, të reformojë sistemin mjekësor dhe farmaceutik, të ekspozojë ata që – si ish-këshilltari kryesor mjekësor, Anthony Fauci, si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë – shkaktuan kaq shumë dëme, dhe të përmirësojë gatishmërinë e Amerikës për të përballuar krizat pa mbyllur shoqërinë.
Administrata e Trumpit duket se do të jetë më pro-izraelitja në histori dhe e vendosur kundër mullahëve të Iranit dhe islamistëve në përgjithësi. Kalorësia, me sa duket, ka mbërritur në çastin e fundit: dukej sikur Perëndimi kishte rënë, se ishte tepër vonë për të ndalur cunamin e antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj Izraelit. Vendimi i pafalshëm i Starmerit për të vendosur një embargo të pjesshme armësh ndaj Izraelit, i ndjekur nga lëvizja provokuese e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhërarrest për Benyamin Netanyahun, ishte kulmi i një fushate për fajësimin e viktimave, delegjitimimin dhe falsifikimin historik kundër shtetit hebraik.
E gjitha kjo mund të ndryshojë së shpejti: Trumpi po përgatitet të sanksionojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe çdo vend që bashkëpunon me të, përfshirë Britaninë, dhe të përballet me pjesën më të madhe të OKB-së – një organ i kapur nga ekstremistët, diktaturat dhe e majta radikale. Ai do të zbatojë “presionin maksimal” ndaj Iranit për të trajtuar programin e tij bërthamor. Vetëm Amerika ka fuqinë për t’u përballur me juristokracinë globale, për të riafirmuar epërsinë e shtetit-komb, për të ekspozuar avokatët e “të drejtave të njeriut” si fanatikë të rrezikshëm të së majtës që janë, dhe për të treguar se ekziston një alternativë ndaj kësaj çmendurie antidemokratike.
Tragjikisht, nuk do të ketë rezultate të mira në Ukrainë. Ka qenë e qartë për ca kohë se Amerika, përfshirë administratën demokrate që po largohet, ishte lodhur duke mbështetur Volodymyr Zelenskyn. Ndërsa Harrisi tingëllonte më simpatike, ajo gjithashtu do të përfundonte duke braktisur Kievin.
Trumpi do të kërkojë t’i japë fund luftës shpejt, që do të thotë se Putini do të mbajë shumë nga territoret e rrëmbyera, por presidenti i zgjedhur nuk do të dëshirojë që Rusia të shpallë fitoren. Trumpi nuk do ta lejojë Ukrainën të bashkohet me NATO-n, por përndryshe trajtimi i saj do të jetë më i fortë nga sa mendojnë shumë evropianë. Çelësi do të jetë nëse Trumpi do të arrijë të detyrojë Evropën që më në fund të marrë seriozisht mbrojtjen e saj: kjo, në fund të fundit, do t’i jepte Putinit një mësim të vërtetë.
Trumpi do të bëjë gabime dhe nuk do të ketë gjithmonë të drejtë. Stili i tij do të irritojë shumë njerëz në Britani, ashtu si dhe kapardisjet e tij. Proteksionizmi i tij, madje edhe ndaj shteteve aleate, është një nga shumë shqetësimet. Por, baza e axhendës së tij, nëse ai arrin ta realizojë, do të transformojë për më mirë jo vetëm Amerikën, por edhe politikën globale dhe atë britanike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?