LAJMI I FUNDIT:

Trump zgjedh guvernatoren e Karolinës Jugore për ambasadore në OKB

Trump zgjedh guvernatoren e Karolinës Jugore për ambasadore në OKB

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur guvernatoren e Karolinës Jugore, Nikki Haley, vajzën e një imigranti nga India, e cila ka pak përvojë ndërkombëtare, që të jetë ambasadore e SHBA-së në OKB, ka njoftuar AP bazuar në shkrimet e mediave amerikane.

Guvernatorja, 44 vjeçare, e ka pranuar ofertën, kanë bërë të ditur burime të paemëruara të një gazete lokale në Karolinën Jugore.

Përzgjedhja e Haley, që mishëron tolerancën, mund të ketë për qëllim zbutjen e komenteve të debatueshme të Trumpit për imigrantët dhe pakicat, si dhe akuzave për seksizëm gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 8 nëntorit, kur e mundi rivalen demokrate, Hillary Clinton


Haley, që vitin e kaluar nënshkroi ligjin për largimin e flamurit të Konfederatës nga ndërtesa e administratës në Karolinën Jugore, ka kritikuar Trumpin gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake republikane, për mos ngritjen e zërit më fuqishëm kundër supremacistëve të bardhë.

Flamuri i Luftës Civile, një emblemë e Amerikës Jugore, ka qenë i ndërlidhur për një kohë të gjatë me skllavërinë.

Haley mbështeti rivalët e Trumpit në zgjedhjet paraprake para se deklaronte muajin e kaluar se do të votojë për Trumpin përkundër rezervave që kishte për karakterin e tij.

Trump, një republikan, pritet të marrë detyrën në janar të vitit të ardhshëm. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori