LAJMI I FUNDIT:

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar heqjen e tavolinës legjendare “Resolute Desk” nga Zyra Ovale për restaurim, pasi djali katërvjeçar i Elon Muskut, X Æ A-12, e fshiu hundën mbi të gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv.

I vogli X Æ A-12, djali i miliarderit të njohur, tërhoqi vëmendjen e publikut me sjelljen lozonjare gjatë një konference të përbashkët për shtyp me babanë e tij dhe Trumpin, ku diskutohej për punën e Ministrisë për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE).

Gjatë vizitës, fëmija ecte i shqetësuar, fliste dhe bënte gjeste, ndërsa në një moment u kap duke futur gishtin në hundë dhe më pas duke e fshirë atë mbi tavolinën e famshme, e cila është përdorur për herë të parë në vitin 1961 nga presidenti John F. Kennedy.


Trump, i njohur për frikën nga mikrobet, reagoi menjëherë dhe njoftoi në rrjetin social Truth Social se “Resolute Desk” është përkohësisht zëvendësuar me tavolinën “C&O”, një nga gjashtë tavolinat e disponueshme për presidentët në Zyrën Ovale.

“Kjo tavolinë, ‘C&O’, e njohur dhe e përdorur nga presidenti George H.W. Bush dhe të tjerë, është vendosur përkohësisht në Shtëpinë e Bardhë ndërsa ‘Resolute Desk’ i nënshtrohet një restaurimi të kujdesshëm – një punë shumë e rëndësishme”, shkroi Trump.

Tavolina “C&O”, e quajtur sipas kompanisë së hekurudhës Chesapeake and Ohio Railway, fillimisht u krijua për pronarët e kësaj kompanie dhe u përdor për herë të parë në Zyrën Ovale në vitin 1975, për t’u dhuruar Shtëpisë së Bardhë në vitin 1987.

Nga ana tjetër, “Resolute Desk”, një nga simbolet më të njohura të Zyrës Ovale, është ndërtuar nga druri i anijes britanike kërkimore HMS Resolute dhe iu dhurua presidentit Rutherford B. Hayes nga Mbretëresha Victoria në vitin 1880. Kjo tavolinë është përdorur nga shumë presidentë amerikanë, përfshirë Jimmy Carter, Bill Clinton, Barack Obama dhe Joe Biden. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e

Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e "shpërbleu" me sharrë elektrike Muskun

Interesante
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Fun
Kalo në kategori