Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se nuk kishte asnjë të mbijetuar nga përplasja ajrore që ndodhi një ditë më parë midis një helikopteri ushtarak dhe një aeroplani pasagjerësh mbi lumin Potomac, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të madhe për kombin amerikan.
“Fatkeqësisht, nuk ka asnjë të mbijetuar”, tha lideri amerikan nga salla e informimit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa shprehu ngushëllimet e thella për familjet e viktimave.
Ai siguroi se autoritetet përkatëse po punojnë pa u ndalur për të mbledhur informacion dhe për të kuptuar shkaqet e kësaj fatkeqësie ajrore, shkruan cnn.
Trump theksoi se po i drejtohej popullit amerikan në një “orë ankthi” dhe kërkoi një moment heshtjeje në fillim të fjalimit, në shenjë respekti dhe nderimi për jetët e humbura. Ai u shpreh se kjo ishte një ditë e vështirë për kombin dhe se administrata e tij po bënte gjithçka të mundshme për të ndihmuar familjet e prekura nga tragjedia.
“Puna tani është zhvendosur në një mision kërkimi dhe rikuperimi”, tha presidenti, duke shtuar se ekipet e shpëtimit dhe hetimit po bashkëpunojnë ngushtë për të gjetur trupat e viktimave dhe për të kuptuar më shumë rreth rrethanave të përplasjes.
Ai e përshkroi mbrëmjen e së mërkurës si “një natë të errët dhe të dhimbshme në kryeqytetin e kombit tonë dhe në historinë e kombit tonë,” duke e krahasuar atë me tragjeditë më të mëdha që kanë goditur vendin.
Në përfundim, Trump siguroi publikun se administrata federale është e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi, ndërsa theksoi se hetimet do të vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e kësaj përplasje fatale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa