Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un ka ofruar “një ndjesë të vogël” për provën me raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe se premtoi të ndalte hedhjen e tyre, sapo të përfundojnë stërvitjet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Presidenti Trump thotë se ndjesa ishte përfshirë në një letër personale nga Kim, që shtonte se ai do të donte “të takoheshin dhe të fillonin negociatat” pasi të përfundonin stërvitjet ushtarake.
“Ishte një letër e gjatë, kryesisht me ankesa për stërvitjet qesharake dhe të shtrenjta”, shkruante presidenti Trump në Twitter. “Ishte gjithashtu një ndjesë e vogël për provat me raketa me rreze të shkurtër veprimi, dhe se provat do të ndaleshin kur të përfundonin stërvitjet”.
Stërvitjet filluan të hënën dhe pritet të mbarojnë më 20 gusht.
“Unë pres me padurim të takohem me Kim Jong Unin në të ardhmen jo shumë të largët! Një Kore e Veriut pa armë bërthamore, do ta bëjë atë një nga vendet më të suksesshme në botë!”, shtoi Presidenti Trump.
Komentet në Twitter vijnë disa orë pasi Koreja e Veriut lëshoi përsëri raketa balistike në det, në bregun lindor të vendit, prova e pestë e këtij lloji në dy javët e fundit dhe e shtata që nga maji.
Presidenti Trump tha se nuk ka “ndonjë problem” me hedhjen e tyre, përderisa janë me rreze të shkurtër. Lëshimi i tyre shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ia ndalojnë Koresë së Veriut çdo aktivitet me raketa balistike.
Zyrtarë koreano-jugorë dhe të Shteteve të Bashkuara thonë se prova dukej të ishte bërë me një raketë balistime me rreze të shkurtër veprimi, sipas Shtëpisë Blu të presidencës koreano-jugore.
Raketay e lëshuara nga një zonë në Lindje të Koresë së Veriut, përshkuan 400 kilometra dhe arritën një lartësi prej 48 kilometrash, sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm koreano-jugor.
Në deklaratën koreano-jugore thuhet se ekziston një mundësi e madhe që të hidhen raketa të tjera javët e ardhshme, për shkak të stërvitjeve të përbashkëta mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!