Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të enjten se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është në gjendje të mirë shëndetësore pas thashethemeve të shumta të cilat e raportonin të kundërtën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ditë më parë u raportua se Jong-un ishte në gjendje kome, ndërkaq këtë lajm e demantoi së fundmi edhe presidenti i SHBA-së, përmes llogarisë së tij në Twitter.


“Kim Jong-un është në gjendje të mirë shëndetësore. Mos e nënvlerësoni asnjëherë atë”, shkroi Trump.

33015986 8718733 image a 10 1599750933653

Raportime të shumta ka pasur për sa i përket shëndetit të liderit veri-korean, sakaq muaj më parë mendohej edhe i vdekur. Të gjitha spekulimet u ngjallën pasi që nga muaji prill, Jong-un ishte parë rrallë në publik. /Telegrafi/

32990100 8716509 image a 1 1599699817427