LAJMI I FUNDIT:

“Trump i referohej kryeministrit malazez si një ‘lavire e dështuar’” (Video)

“Trump i referohej kryeministrit malazez si një ‘lavire e dështuar’” (Video)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i është referuar kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç si “një lavire e dështuar” pas samitit të vitit të kaluar të NATO-s.

Kështu së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë ish-asistentja në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Newman, në librin e saj.

Presidenti amerikan dyshohet se ka bërë komentin nënçmues pas një videoje virale ku shihet ai duke shtyrë Markoviçin mënjanë, veprim që ka provokuar edhe kritika në mediat sociale.


“E pyeta: Ju u treguat pak agresiv, pse e bëtë këtë?”, Shkruante Manigault Newman.

“Oh, ai është vetëm një lavire e dështuar”, citohet të jetë përgjigjur Trump, sipas ish-ndihmëses së tij, e cila u shkarkua në dhjetor të vitit 2017.

Trump u kritikua edhe këtë vit kur e përshkroi Malin e Zi si “një vend shumë të vogël me njerëz shumë të fortë”, të cilët mund të fillojnë Luftën e Tretë Botërore.

Ndërsa duke reaguar ndaj librit të Manigault Newman, Trump e quajti “qen”, e cila ishte “shkarkuar shpejt”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PY-8qp7FY_s

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori