Trump paralajmëron masa të reja mbi gjysmëpërçuesit: Do t'ju jap atë përgjigje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të japë një përditësim mbi qasjen e administratës së tij ndaj tarifave të gjysmëpërçuesve të hënën.
"Unë do t'ju jap atë përgjigje të hënën", u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, shkruan Reuters.
Ndryshe, elektronikat e importuara në SHBA do të përjashtohen nga tarifat e gjera të vendosura nga Trump, sipas një njoftimi të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së.
Telefonat inteligjentë, monitorët e kompjuterëve dhe pjesë të ndryshme elektronike janë ndër produktet e përjashtuara.
Përjashtimi zbatohet për produktet që hyjnë në SHBA ose që nxirren nga magazinat që nga data 5 prill.
Ky veprim vjen pasi administrata Trump vendosi një tarifë minimale prej 145 për qind për mallrat kineze të importuara në SHBA. /Telegrafi/


































