LAJMI I FUNDIT:

Trump njofton nënshkrimin e vendimit të diskutueshëm, vijnë reagimet e para nga Kanada

Trump njofton nënshkrimin e vendimit të diskutueshëm, vijnë reagimet e para nga Kanada

Administrata amerikane, e udhëhequr nga Donald Trump, ka njoftuar se presidenti amerikan do të nënshkruajë një dekret për të vendosur tarifa të larta ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës.

Sipas informacionit nga mediat amerikane, Trump do të nënshkruajë një vendim për të vendosur tarifa prej 25 për qind për Meksikën, 25 për qind për Kanadanë dhe 10 për qind për Kinën.

Gjithashtu, Trump ka njoftuar se ka në plan të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian në të ardhmen dhe ka theksuar se blloku nuk është sjellë mirë me SHBA-në.


“Këto janë premtimet që presidenti Trump i ka dhënë dhe do t’i përmbushë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shkruan bbc.

Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës
Lexo po ashtu Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës

Shumë shpejt pas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, ka pasur reagime nga Kanadaja, ku i pari që ka reaguar ka qenë kryeministri Justin Trudeau.

“Kanada është e gatshme të japë një përgjigje të fuqishme, të arsyeshme, por edhe të shpejtë. Kjo nuk është ajo që duam, por nëse ai (Trump) e nis këtë, ne gjithashtu do të veprojmë”, ka thënë Trudeau.

Ndër ata që komentuan vendimin ka qenë edhe Mark Carney, politikan që konsiderohet një nga favoritët për kryeministër të ardhshëm të Kanadasë.

Ai ka thënë se Kanada do t’i kundërvihet dhunuesit, një fjalë që ai përdori për të përshkruar Donald Trumpin, raporton bbc.

“Ne jemi të bashkuar dhe do të kundërveprojmë. Ne do t’i kundërvihemi bullistit dhe nuk do të dorëzohemi”, ka thënë Carney.

Ai gjithashtu ka theksuar se vendosja e tarifave do të dëmtojë imazhin e Amerikës në botë.

“Do të rritet inflacioni dhe do të rriten edhe normat e interesit. Ky është hera e dytë në më pak se një dekadë që SHBA-të shkatërrojnë një marrëveshje tregtare me partnerin e saj më të afërt”, ka thënë Carney. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori