Presidenti amerikan, Donald J. Trump kërkoi “rikontrollim/rikualifikim” të të gjithë qytetarëve afganë që hynë në SHBA gjatë presidencës së Joe Bidenit.

Kjo kërkesë erdhi vetëm disa orë pasi një afgan u emërua si i dyshuari në një të shtënë ku u plagosën dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington, shkruan nbcnews.


Sipas njoftimeve, i dyshuari thuhet se kishte arritur në SHBA në shtator 2021 në kuadër të programit Operation Allies Welcome - një përpjekje për të ndihmuar afganët që kishin ndihmuar forcat amerikane dhe që ishin në rrezik pas rikthimit të talibanëve në pushtet.

“Ne tani duhet të rishikojmë çdo të huaj që ka hyrë në vendin tonë nga Afganistani gjatë administratës së Bidenit”, tha 79-vjeçari, duke e quajtur të shtënën akt terrorist.

Vetëm disa orë pas deklaratës së tij, agjencia amerikane për imigrim, “U.S. Citizenship and Immigration Services (USCIS)”, njoftoi se ndalon përkohësisht përpunimin e të gjitha kërkesave për imigrim nga shtetas afganë - “me efekt të menjëhershëm”, derisa shqyrtohen procedurat e sigurisë dhe verifikimit.

Ndryshe, pjesëtarët e plagosur të gardës kombëtare kanë vdekur në një spital në Uashington. /Telegrafi/