LAJMI I FUNDIT:

Trump: Javën tjetër do ta mbyllë kufirin me Meksikën

Trump: Javën tjetër do ta mbyllë kufirin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta mbyllë kufirin jugor, apo një pjesë të madhe të tij, nëse Meksika nuk e ndalë menjëherë migrimin e paligjshëm.

Ai tha se do të ishte shumë e lehtë për Meksikën që të ndalë migrimin e paligjshëm duke e goditur njëkohësisht edhe trafikun e drogës.

Përmes një postimi tjetër në Twitter, presidenti Trump i bëri thirrje Kongresit që menjëherë të ndryshojë ligjet e migracionit. Ai akuzoi demokratët për ligje të “dobëta” të migracionit, përcjell rel.


Çështja e sigurisë në kufirin me Meksikën, ka ngjallur tash e sa kohë përplasje brenda Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti Trump, pati premtuar se do ta ndërtojë një mur në kufirin jugor me Meksikën në mënyrë që të ndalë migrimin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.

Gjatë fushatës ai tha se Meksika do ta ndërtojë murin me paratë e saj, mirëpo më vonë i kërkoi Kongresit ndarjen e 5.7 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit.

Kjo kërkesë po kundërshtohet nga demokratët në Kongres, duke mos ndarë mjetet e nevojshme për ndërtimin e tij.

Presidenti Trump shpalli më pas gjendjen e emergjencës e cila i lejon atij të përdorë fondet e ndara për çështje tjera të mbrojtjes dhe sigurisë për të ndërtuar murin me Meksikën.

Në trend Botë

Më shumë
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori