Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të paditet për një pagesë që ia ka bërë një ylli të pornografisë, në këmbim të heshtjes, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Detajet e rastit kundër tij, ende nuk janë bërë të ditura.
Një juri e madhe ka votuar për ta paditur atë, pas hetimit të pagesës prej 130.000 dollarëve për Stormy Daniels-in, në përpjekje e sipër për të blerë heshtjen e saj, për një aferë të supozuar.
E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai.
Trump, 76-vjeçar, mohon çdo keqbërje.
Ai është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me padi penale, shkruan Rel.
Prokurori i qarkut Manhatan në Nju Jork, Alvin Bragg, i cili i ka kryer hetimet, e ka konfirmuar që e ka kontaktuar avokatin e Trumpit, për të “koordinuar dorëzimin e tij”, për akuzat e paspecifikuara.
Ish-presidenti amerikan, që tani jeton në Florida, pritet të udhëtojë të hënën në Nju Jork dhe të paraqitet në gjykatë të martën, kanë thënë dy burime të njohura me këtë rast për transmetuesin amerikan CBS.
Pikat e padisë do t’i lexohen atij në gjykatë, e cila pritet të zgjasë 10-15 minuta.
Shërbim Sekret i Shteteve të Bashkuara – i cili ka për obligim që të mbrojë presidentin aktual dhe ish-presidentët tjerë – do të angazhohet për sigurinë gjatë paraqitjes së Trumpit në gjyq.
Trump aty mund të japë shenjat e gishtërinjve dhe t’i bëhen fotografitë, sikurse të gjithë të pandehurve të tjerë për rastet penale.
Përmes një deklarate, Trump e ka kritikuar prokurorin e Manhatanit.
Ai e ka quajtur prokurorin një “trup” dhe e ka akuzuar se po e bën “punën e ndyrë të Joe Bidenit”.
“Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe kanë vjedhur, në obsesion e sipër për ta ‘zënë Trumpin’, mirëpo tani e kanë bërë atë që është e paimagjinueshme – e kanë paditur një person plotësisht të pafajshëm, përmes një akti të ndërhyrjes flagrante në zgjedhje”, ka thënë ai.
Trump i ka kritikuar vazhdimisht hetimet që janë bërë në Nju Jork si “gjueti shtrigash”, të cilat udhëhiqen prej kundërshtarëve të tij.
Prokurori Bragg, i cili është i regjistruar si demokrat, e ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së politikës në rastin kundër Trumpit.
“Ne i vlerësojmë rastet në bazë në fakteve juridike, ligjit dhe dëshmive”, ka thënë ai më herët gjatë këtij muaji.
Avokatja e Trumpit, Susan Necheles, ka thënë përmes një deklarate se ai nuk ka bërë asnjë krim.
“Ne do ta luftojmë këtë ndjekje politike në gjykatë”.
Hetimet kanë në thelb dyshimet që Trump e ka urdhëruar ish-avokatin e tij, Michael Cohen për ta paguar Stormy Danielsin, ish-aktore e pornografisë, më pak se dy javë para zgjedhjeve të vitit 2016, ashtu që ajo të mos flasë për aferën e dyshuar me Trumpin.
Daniels ka thënë se ka pasur aferë seksuale me Trumpin më 2006 – një vit pas ai është martuar me gruan e tij aktuale, Melania.
Cohen ka thënë në gjykatë se e ka bërë pagesën prej 130.000 dollarëve “në koordinim dhe urdhër” të ish-presidentit.
Cohen është burgosur në periudhën 2018-2020 për akuza të ndryshme.
Pas padisë, Danieles i ka falënderuar mbështetësit e saj.
“Kam aq shumë mesazhe dhe nuk mund t’iu përgjigjem të gjithëve… po ashtu nuk dua të hap shampanjën”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.
Ky rast penal mund të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara.
Trump është duke garuar për të fituar nominimin e republikanëve për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA nuk ekziston asnjë ligj që ia parandalon një kandidati, që është shpallur fajtor për një krim, të garojë apo të shërbejë si president – qoftë edhe prej burgut.
Ndaj Trumpit – i cili ka shërbyer si president në periudhën 2017-2021 – Dhoma e Përfaqësuesve pati nisur dy herë procedurat për shkarkim.
Mirëpo, ai është shfajësuar dy herë nga Senati. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit