Presidenti Donald Trump po shpreh vullnetin për të biseduar me Korenë e Veriut, por “vetëm nëse krijohen kushtet e duhura”. Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse Pheniani nuk braktis programet për armët bërthamore dhe ato për raketat balistike, mund të ketë një “humbje të jashtëzakonshme jetësh, në përmasat që askujt nuk i kanë shkuar ndonjëherë në mendje”.
Presidenti Trump fajësoi paraardhësit e tij për progresin e ngadaltë për çështjen e Koresë së Veriut, ndërkohë që edhe sinjalizoi se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të gatshme të bisedojnë me regjimin.
“Ata duan të bisedojnë. Edhe ne dëshirojmë të bisedojmë, por vetëm në kushtet e duhura. Ndryshe, nuk ka bisedime. Siç e dini, ata kanë folur për 25 vjet. Presidentët e mëparshëm duhet ta kishin zgjidhur këtë çështje shumë kohë përpara meje. Pra, kanë folur për 25 vjet dhe e dini çfarë ndodhi? Asgjë”, tha Presidenti Trump, shkruan VOA.
Ndërsa përfunduan Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, tashmë të gjithë sytë janë përqëndruar sërish tek kërcënimi bërthamor koreanoverior.
Të premten u shpallën sanksione të reja ndaj individëve dhe kompanive, si një përpjekje për të frenuar programet e Koresë së Veriut për prodhimin e raketave me rreze të gjatë.
E sapokthyer nga ceremonia përmbyllëse e Lojërave Olimpike, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, përsëriti përparësitë e administratës.
“Le të jemi plotësisht të qartë – rezultati i çfarëdolloj dialogu me Korenë e Veriut duhet të jetë eliminimi i armëve bërthamore. Deri atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe bota duhet të vazhdojnë ta bëjnë të ditur se programet bërthamore dhe të raketave të Koresë së Veriut janë një rrugë pa krye”, tha zonja Sanders.
Tensionet arritën kulmin vitin e kaluar, kur gjatë një fjalimi në OKB, Presidenti Trump e quajti udhëheqësin koreanoverior “njeriu raketë”.
Kim Jong Un u kundërpërgjigj duke e quajtur vizitën e nëntorit në Azi të Presidentit Trump, “vizita e një luftënxitësi”.
Analistët thonë se ende nuk dihet qartë se sa pranë lëshimit me sukses të një sulmi bërthamor gjendet Koreja e Veriut.
“Në dallim nga fillimi i vitit të kaluar, Koreja e Veriut nuk i ka vazhduar provat. Pra, duhet ndjekur ky aspekt me vëmendje. Nëse i rifillojnë ato, atëherë mendoj se fatkeqësisht do të rikthehemi atje ku ishim”, thotë Denny Roy, studiues në Qendrën “East-West”.
Megjithë paralajmërimet nga Veriu, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara planifikojnë të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në pranverë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Marco Rubio: Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë kompromise për të përfunduar luftën
Detaje të reja mbi aksidentin ajror në Washington D.C
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?