Femrat italiane totalisht janë dashuruar me këtë mënyrë të stilizimit të flokëve.

Këtë sezon, këto dama sikur janë marrë vesh që flokët e veta t’i ndajnë me vijë në mes, t’i lëmojnë, qoftë në formën e lëshuar apo në formë bishti të ulët, transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë ky truk i stilit të frizurave më parë është parë në revynë e Shtëpisë së modës Versace, në mënyrë që shumë shpejt ta pranojnë disa nga italianet më të stilizuara, siç janë Diletta Bonaiuti, Gida Ambrosio dhe Calotta Oddi.

Flokët e shkëlqyer, të lëmuar butë me ndarje me vijë në mes që ndan flokët në dy pesë, nuk kërkojnë kurrfarë shkathtësie të veçantë të stilizimit.

Baza gjithsesi janë flokët e shkëlqyera dhe të shëndetshme, të cilat mund të thahen me tharëse në mënyrë të rrafshët, apo të freskuara me tallaze të vogla.

Gilda Ambrosio

1 59

Anne V, Stella Maxwell dhe Irina Shayk

2 25

Carlotta Oddi

3 21

Diletta Bonaiuti

4 14

/Telegrafi/