Nga: Maximilian Lambertz (Pjesë nga libri “Midis Drinit e Vjosës”)
Zoti, kur krijoi njeriun, kishte për të gjithë njerëzit së bashku, duke filluar nga babai Adam deri tek njeriu i fundit, për të gjithë brezat, vetëm 300 gramë apo drihem tru. Nuk kishte më shumë se kaq për t’ua shpërndarë të gjithëve. Po si mund të mbusheshin me kaq pak tru kokat e gjithë njerëzve të botës? Ndoshta s’ishte e mundur! Se ka ca kokëgdhe që as gjashtë okë tru nuk do t’u dilnin. Pa le pastaj të mendosh 300 drihem që duhej t’u shpërndaheshin të gjithë njerëzve duke i takuar secilit vetëm një grimcë aq e vogël sa s’mund të mbushje as një gorricë. Prandaj njerëzit edhe kur plaken e kanë kokën bosh si kungull pa fara. Të gjithë e dinë se ne, të gjithë njerëzit në tokë, kemi nga një dërrasë mangët. Kjo do të thotë se të gjithë jemi pak të metë sipas mënyrës tonë. E po ky është problemi i çdonjërit!
Po kjo punë erdhi duke u keqësuar sepse sa më shumë shtoheshin njerëzit në tokë aq më pak tru kishin. Po Zoti, i Plotfuqishmë, i cili, nga froni ku mbretëron, sheh dhe ndjek fatin e gjithsecilit, vendosi ta ndryshojë varfërinë shpirtërore të fëmijëve të Adamit që kishin kaq pak tru. Ndaj një ditë iu drejtua Shën Kollit:
– Duke parë botën këtej nga lart çuditem që njerëzit ende s’e kanë nxënë se janë vëllezër të një toke dhe se nuk është mirë t’i çajnë kokën njeri-tjetrit. Dhe me sa kuptoj unë shkak për këtë është se u kam dhënë shumë pak tru. Ndaj ngarko një anije me tru. zbrit poshtë në tokë dhe shitua atyre që duan të blejnë. Vetëm bëj kujdes që t’ua shesësh aq shtrenjtë saç shet i biri të ëmën në pazar se mendja është më e shtrenjtë se bagëtia!
Shën Kolli, bekuar qoftë, s’ priti dhe s’nguroi gjatë, po ngarkoi një anije me tru, shkoi gjithandej dhe te të gjithë kombet për të shitur tru dhe mendje. Shiti sa shiti dhe më në fund rruga i ra nga Shëngjini. S’kishte hedhur ende mirë spirancën, kur sheh një anije tjetër që po vinte nga Franca. Ishte djalli që kishte zbritur në tokë për të shitur këpucë.
U hap lajmi si rrufeja në të gjithë Shqipërinë se në Shëngjin kishin zbarkuar dy anije: një me këpucë të vjetra dhe një tjetër me tru. Na u mblodhën shqiptarët në kuvend për t’u këshilluar. E morën fjalën të gjithë njëri pas tjetrit dhe më në fund vendosën: Shqipëria kishte nevojë për këpucë dhe jo për tru. Ndaj thanë se kush do blinte tru nga Shën Kolli jo vetëm që do mallkohej, por do të gjobitej duke i marrë dash e lopë.
Pastaj dërguan haber në Shëngjin për të pyetur djallin sa bënte barra e tij me këpucë. Djalli, kjo kuçedër e vjetër, që s’donte gjë tjetër veç të linte mallin e tij në Shqipëri, ua shiti shqiptarëve të gjithë barrën me këpucë me kredi. Dhe për t’u treguar edhe më bujar u tha se nuk donte që t’ia paguanin mallin po atë ditë dhe se nuk u vinte ndonjë afat të caktuar kur t’ ia kthenin borxhin. U tha se do ta paguanin njëherë, po kush e di se kur. Kështu çdo shqiptar ra në borxh tek djalli.
Dhe që nga ajo ditë të parët tanë ecnin me këpucët e djallit në këmbë. Po nuk iu doli keq, aspak keq, për at Zot në qiell! Se s’ka thënë kot një plak i moçëm njëherë: “Kush s’ka kokë, ka këmbë!”
Shqiptarët nuk e çmojnë mendjen dhe trutë sepse janë betuar të mos blejnë kurrë!
***
NAKDOMONICIPEDIJA
Nga: Gjergj Fishta (Anzat e Parnasit, 1907)
PJESË E PARË
Ti me gjasë, Nakdo Monici (1) ,
S’din si hecë n’ketë jetë “cicmici”.
Qysh se ty mund t’a hajë palla
Se po kape m’breg me prralla:
Due me thanë, tue vu mbi letra,
Se ç’ka, ndodhë nder kohë të vjetra,
Kinse t’njohë fara e Shqyptarvet
Si pat kenë besa e të Parvet!
Eh! zotni, t’ngjatët Zoti jetën!
Pa shikjoe’i herë kuletën,
E ajo ty ka me t’kallxue
Se shka t’zit ti kë fitue
Me njatë t’bukren Histori,
Qi ke shkrue përmbi Shqypni:
Asë, idhnim pa fe nevoje,
E ndo’i borxh edhë n’shtypshkroje?…
Sod n’Shqypni, more lum miku,
Histori asht metelikuj
Pse per tjeter, per ketë besë,
Veç se i qet ti zavall kresë,
Veç se i lan ti kryet gomarit,
Tu u mundue per fis t’Shqyptarit,
Paj Shqyptarët, si jem’tue pa,
Sod me sod s’janë tue pasë nga
Me u hutue rne shkrime t’ona,
T’cillat s’pjellin napoljona,
As nuk bahen, besa, shkallë
Per me u njitë ku bahet pallë:
Punë qi lypën sod nder në,
Per me u rrekun per atdhé,
Ktu, zotni, t’ngjatët Zoti jetën!
Per pa e luejtë pak gja kuleten,
S’çilet shtek as bahet kangë,
Pse e kanë xanë Shqyptarët atë kangë:
Haja qenit – pija qenit,
Edhe bjer karaduzenit!…
Prandej sod letrarët e shkretë
Poshtë – n’fund t’unve – i lanë pështetë,
Me’i grusht miza në kuletë,
E, hae i keq, kurrkush s’i pvetë
As per osh! – as per balosh!
Kush pat kenun si Allighieri?
E pra n’shekull, thonë, i mjeri
E pat punën rrokopujë,
Tu’u rropatun nper dhë t’hujë
Me Divinen Komedi
Si Per Curri npër Mal t’Zi:
Jo ma na qi i shkojm per nget
Sa prej Vraket der n’Shkorret!…
E ma teper jem’Shqyptarë,
Qi, per t’ urtë e per letrarë,
Kurr n’Shqypni s’mund t’çojm kandarë.
Po e sheh vetë, Zotni, se kokrra
Nuk mund t’lidhim veç me dokrra (2) ;
Se me shkrie – e sterhollime
S’mund t’i a mbushim menden kujë,
Veç kot qesim petlla n’ujë…
Po, a thue e din, mor t’u ngjatët jeta!
Persë libra edhe gazeta,
E pse istore – e kangë arbnore
Sod me sod nder zogj t’Shqyptarit
S’janë tue pasun kurrfarë zarit?
N’mos e dijsh, due me t’kallxue,
Per n’paç ngae ti me m’ndigjue.
Zoti i lum per njerzit mbarë,
Tue xanë fill m’baben e parë
E der m’t’mbramin – rend e rend,
Veç treqind derhema mend
Se ma teper s’u pat da.
Me kaq mend, tash, more vlla,
A mund t’mbushen sa e sa koka
Qi per randë, ndoshta, i ka toka?
Besa, jo; pse edh’asht ndo’i koke
S’cillës s’t’i dalin as gjashtë okë,
Jo se ma treqind derhëm
Qi janë dhanë per njerzit xhem (3) ,
Shka po u del nji pjesë e vogel,
Qi s’mbaston me mbushë nji gogell!…
Prandej gjindja edhe si t’plaken
Disi golle e kanë rradaken,
Si me thanë, po e thom’per gjasë,
Si me thanë nji kungull hasë.
Per ketë punë, po e sheh ti vetë,
Se, sa njerz jemi n’ketë jetë,
N’hatlla t’truvet te kaptina
Ka’i drrasë mëngut t’gjith e kina:
Due me thanë, kem’zi urtije,
Pse e kem’t’gjith ka’i rrem marrije.
Por ktu vetë s’po due me u djerrë,
Hollë e gjatë tue dashtë m’e tjerrë
Sa marri qi ban gjithkush;
Veç seicilli t’vejë m’rabush
Punët e veta, e ka me pa
Se, perzët, fort i a kam gja.
Paj me kenë na bash mirë n’krye,
S’kjem tue pa seri me sye
Ke na shkojn punët kambë e krye…
Bre, e’ma zi kjen punët tue shkue,
Pse kto mend vijn tu’u pakue,
Kah vijn krenat tuj u shtue;
Por Njaj i lum, qi prej Empirit
Sheh e njeh tanë punët e nierit,
Aj mend-lehtit t’bijt e Adamit
Me i ndihmue desht n’ketë rod skamit,
Prande’i thotë nji ditë Shen Nkollitt:
“Tue kundrue un prej ktij trollit
Si hecë puna e rruzullimit
Po baj; seri prej njerzimit
Ke s’u bini nji herë n’kokë
Se ata vllazen janë mbi toke,
E se s’asht fort punë e lmut
Shoqi shoqit m’i a xjerrë trut,
Un kujtoj, s’asht tjeter send
Qi s’u xehet vendi vend,
Veç pse u dava vetë pak mend.
Prandej ulu tash mbi dhe,
E me mend ngarko’i gale:
Del tue shitë kush t’duen me ble.
Por ketë fjalë po t’tham ma t’mbramen:
Kë me shitë sa i biri t’amën,
Pse bajn mendt – ma shum se dhent.”
I Shën Nkolli, kjoftë levdue!
S’ndej atbotë tuj u hutue;
Por ngarkoi nji barkë me mend,
Edhë duel aj per gjith vend,
Per gjith vend e per gjith fise.
Tue shitë mend e tue shitë shise,
Shiti i lumi mend sa shiti,
N’e mbramt udha n’Sh’Njin e qiti.
Por sa i uli n’det spirancet,
Qe’i barkë tjeter vjen prej Francet:
Kisht’dalë Djalli me’i gale
Me shitë shkarpa neper dhe.
U dha zani n’Shqyptari
Se dy barkë n’atë Sh’Njin kanë hi:
Njana mbushë me shkarpa t’vjetra,
Me mend t’holla mbushun tjetra.
Ran Shqyptarët, at-herë, n’kuvend,
E tue folun rend-e-rend (4) ,
E pleqnuen se per ketë vend
Duhen shkarpa e jo mend.
E prandej kta bane toben,
E ma tepër vune gjoben
Per me u la me desh e qe,
Mend Shen Nkollit mos me i ble.
Mandej çuen n’Sh’Njin ke djalli:
Per m’e pvete sa i bate malli.
Edhe Djalli – dreq i vjetër,
Qi tue dashtë nuk ishte tjeter
Veç m’e lanë atë mall n’Shqypni,
U a la shkarpat veresi
Per me dajtë por ma bujar,
S’desht atë ditë me u dhanë pazar,
As s’desht vade me ju da,
Veç se u tha se kisht me u la
Gja – ç’do gja, kushdi se kur
Tue lanë mbrapa ka’i kusur.
Kshtu u tha Djalit, e atje ma vonë,
Mbathne shkarpat babat t’onë.
E s’banë keq, jo, per Tynzonë;
Pse pat thanë nji plak pa dhambë:
Kush s’ka mend do t’ketë kambë,
A e din tash, o lum zotnija,
Pse s’kanë zari kangët e mija
Me sa t’ka ty Historija?
Paj Shqyptarët, t’thaçë, kanë ba be
Mend e shise mos me ble…
Pra, zotni, a e din shka ban?
Hidhi librat mbi tavan,
Edhe rri mandej pështetë
Me duer kryq, me sy përpjetë,
Tue njehë miza – përmbi Ipiza;
Pse m’a thotë porsi shum kujë,
Ka me t’hecë kunglli mbi ujë,
Ka me t’vu ty barku peta,
Kanë me t’ba t’gjith t’u ngjatët jeta!
E ti, i lmuet si nji mermer,
Tuj u shkarrafendë m’minder,
– Kurr me punë, gjithmonë pa nga –
Gjyqin shokve ke m’u a da.
Sa me istore e Skanderbeg.,
Per ketë besë, s’ke me u kapë m’breg,
As kurr ty s’ka me t’hecë zari:
Ka me t’mbetë nen bark samari;
Pse nder në kjo kohë ka ardhë,
Qi nji e zezë me u thirrë e bardhë:
N’emen t’vet sendet s’duen qujtë
Per n’don qyqja mos me t’mujtë
E me t’fry era n’kuletë,
Por me t’shkue tymi përpjetë
Edhë fyellit me i ra pshtetë.
Po, por shka, letrarve t’ngratë
U a ka lanë lija zanatë
Me i thirrë sendet t’gjitha me emen,
Mashkllin, mashkull – femnën, femën:
E prandej kanë shatin n’ujë
E u shkon puna rrokopujë.
Por, pse vetë due t’mirën, t’ande,
E ma tepër pse m’a kande
Qi t’t’nderojë Roma e Stamolla,
Po t’i çoj do kshille. t’holla
Qi Tartufi (5) i ka pasë shkrue,
Per me dijtë si me jetue,
Per me dijtë si me vozitë
Nper tallaze t’shekllit t’ndritë,
Per n’do shndosh me dalun n’va
E n’do n’mjaltë spata me t’ra.
(1) Nakdomonici; Dom Ndoc Nikaj
(2) (Dokrra thirren kah Shqypnija. Dija, Kanga e Historija…)
(3) Ka’i fjalë turqë ban lazem.
(4) Shka nder në nuk mbahet mend.
(5) Molliere ka shkrue nji Komedi mbi Tartufin.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje