LAJMI I FUNDIT:

Me triumf ndaj Kastriotit, Besa Famgas e përfundon stinorin me fitore

Me triumf ndaj Kastriotit, Besa Famgas e përfundon stinorin me fitore
(Foto: kosovahandball.info)

Besa Famgas e ka përfunduar stinorin në Superligën A të Kosovës në hendboll me bilanc të qind për qindtë. Në kuadër të xhiros së 28-të, Besa të shtunën në “Karagaçi” e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 33-31.

Nw ‘play-off’, Besa starton nga pozita e parë. I ka 28 fitore, përkatësisht 56 pikë. Në gjysmëfinale të plejofit do të përballet me Rahovecin e vendit të katërt.

Kastrioti përfundon i pesti me 27 pikë, por e pret sfida në turneun final të Kupës. Në gjysmëfinale takohet me Deçanin.


Një seri 6-0 e Besës hapi ndeshjen në Pejë. Vendasit e mbajtën epërsinë bindëse në pjesën e parë, që përfundoi 21-14. Por ferizajasit nuk u dorëzuan.

Në pjesën e dytë disa herë u afruan në dy gola e madje edhe në një gol. 31-30 e 32-31 ishte rezultati në minutat e fundit, por Besa më pas shënoi edhe një gol për fitoren 33-31.

Egzon Gjuka me 11 gola ishte më efikasi te Besa. Nga 5 i shënuan Deniz Terziqi e Victor Alonso.

Hamdi Salihu ishte shumë efikas te Kastrioti. I realizoi plot 14 gola. Tetë i kishte braziliani Guilherme Da Silva Fernandez.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori