Me rastin e shënimeve të festës së vjetër pagane, Ditës së Verës, sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u organizua tribuna shkencore “Festat e kalendarit popullor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në hapje të tribunës, sekretari shkencor i ITSHKSH-së, Sefer Tahiri, theksoi rëndësinë e përkujtimit të këtyre festave, të cilët çdo ditë e më tepër po mbulohen nga pluhuri i harresës.
Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se përmes këtyre organizimeve, ky institucion po kujdeset që traditat dhe trashëgimia jonë e pasur kulturore, të kenë vendin e merituar. Ai me këtë rast theksoi edhe rëndësinë e përkrahjes që viteve të fundit për Institutin jep Ministria e Kulturës, përmes projekteve vjetore me interes nacional, njofton AIM.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, tha se ITSHKSH-ja po bën punë kolosale në drejtim të studimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë, prandaj edhe duhet të ketë më tepër mbështetje për këtë punë tepër fisnike dhe serioze.
Më pas punimet e tyre shkencore i prezantuan studiuesit: Izaim Murtezani “Festat pagane në cilësinë e riteve të kalimit”; Bukurie Mustafa “Gjurmë të kalendarit kremtues popullor me prapavijë ortodokse në fshatin Patishkë të Karshiakës së Shkupit”; Nebi Dervishi “Ritet e motmotit në Strugë dikur dhe sot”, Mumin Zeqiri “Burimet ujore, rite e besime popullore rreth tyre me rastin e kremtes së Shëngjergjit ndër shqiptarët në Maqedoni”, Mustafa Ibrahimi “Rituale dhe ceremoni gjatë festës së Shën Gjergjit (Shiniergjit) në rajonin e Pellagonisë”; Emine Shabani “Etnopsikologjia dhe ritualet pagane të festave të motmotit”, Arlind Farizi “Kontributi i Neshat Mehmedit dhe Fadil Sulejmanit për realizimin e manifestimit “Karnavalet ilire të Bozovcës”; Rini Useini “Religjionet e vjetra te pasqyruara ne festat kalendarike popullore”; Esmije Vejseli “Festa pagane e Ditёs sё Verёs nё fshatrat e Rekёs sё Epёrme”; Neshat Mehmedi “Dita e luleve dhe Shën Gjergji në Malësinë e Sharrit (festa dhe rite pagane)”, dhe Besarta Reçica “Ritet e thirrjes se shiut”.
Punimet shkencore do të publikohen në një edicion të veçantë të revistës periodike “Scupi”, qëndron në kumtesën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Rama: Baba iku krenar, Hashim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore