Sipërmarrësia të jetë e përfshirë në gjithë sistemin e arsimit, ndërsa shteti ta nxisë zhvillimin e kësaj fushe. Ky është konkluzioni i tribunës së sotme shkencore me temë “Arsimi sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë – problemet dhe sfidat”, në organizim të Qendrës për Hulumtime Strategjike pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) dhe Qendrës për Zhvillim të Inovacioneve dhe Mësimit Sipërmarrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Akademiku dhe udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike të ASHAM-it Vllado Kambovski theksoi se arsimi sipërmarrës duhet të jetë i përfshirë në gjithë sistemin e arsimit, nga fillimi i shkollës fillore e deri në universitete sepse, siç tha, e shpreh frymën e kohës së re. Ai potencoi se arsimi në tërësi, shkenca, zhvillimi teknologjik dhe inovativ duhet të jenë projekti më i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë.
Kryetari i ASHAM-it Taki Fiti theksoi se tema është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shumë aktuale. “Sot duhet të bisedojmë për konceptin e ri për arsim sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë. Të përpilohet koncept i tillë për arsim të vazhdueshëm sipërmarrës i cili fillon nga arsimi fillor, ndërsa përfundon në vitin e katërt në shkollën e mesme dhe vazhdon më tej në arsimin e lartë aspak nuk është punë e thjeshtë. Koncepti është përgatitur me mbështetje financiare të zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë, me involvimin e ekspertëve vendorë dhe të huaj”, tha Fiti.
Ashtu siç janë formuluar përmbajtjet mësimore, siç tha, ato janë përafërsisht komplekse dhe nuk e di se sa dhe si munden fëmijët nga klasat e nëntë ta kuptojnë materien. Ky, sipas tij, do të jetë problem i madh për mësimdhënësit. Ai theksoi se mësimdhënësit, nga arsimi fillor dhe i mesëm, duhet të bëjnë përpjekje të posaçme kreative, njofton AIM.
Librat, siç tha, mund të jenë të dobishëm para së gjithash për mësimdhënësit, por sugjerimi im deri te autorët, për shkak se janë versione të para, të bëjnë përpjekje plotësuese që ajo të thjeshtëzohet. Ai propozoi që në të ardhmen kur do të përpilohen librat në mënyrë të obligueshme si autorë dhe bashkëautorë të jenë të përfshirë profesorë të cilët e ligjërojnë këtë lëndë në arsimin fillor dhe të mesëm. Anëtari korrespondent i ASHAM-it Izet Zeqiri u përqendrua në sipërmarrësinë në arsimin e lartë., Sipas tij, shteti, institucionet dhe arsimi kanë nevojë për sipërmarrësi.
“Sipërmarrësia mundëson krijim të frymës sipërmarrëse, mënyrë sipërmarrëse të të menduarit dhe vepruarit, të menduar inovativ dhe ndërmarrje të rreziqeve. Arsimi sipërmarrës do të kontribuojë për ulje të papunësisë midis të rinjve përmes hapjes së vendeve të reja të punës, ulje të varfërisë dhe inkuadrimit social në Republikën e Maqedonisë, rritje të rritjes ekonomike dhe punësimit si parakusht për rritje të standardit jetësor të qytetarëve dhe cilësi më të mirë të jetesës”, tha Zeqiri. Në tribunë morën pjesë akademikë, profesorë dhe përfaqësues të sektorit afarist. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa