“Tri vjet në pushtet, zero investime”, Azemi i LDK-së numëron “dështimet” e Kurtit në energji dhe ekonomi
![“Tri vjet në pushtet, zero investime”, Azemi i LDK-së numëron “dështimet” e Kurtit në energji dhe ekonomi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/image00023-scaled-e1699362718185-780x439.jpg)
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njërit kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në sektorin e ekonomisë dhe atë të energjetikës.
Ai në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka thënë se është viti i tretë në pushtet edhe ende nuk është parë asnjë investim strategjik e kapital apo ndonjë projekt madhor.
“Para dy dite kryeministri tha se do të investojë 700 milionë euro në infrastrukturë. Zoti kryeministër, ku ke qenë që tri vjet? A i rujte ato mjete për vitin e fundit që t’ua shpërlash prapë kokën qytetarëve se kinse po punon diçka. Ke ndalë jetën, zhvillimin, integrimin e Kosovës, ke ndalë gjithçka, duke thënë që qeveritë e kaluara kanë vjedhë, ne nuk do të investojmë sepse po vjedhin. Po një kryeministër është shndërru në prokurorin e gjykatës, e jo në një kryeministër që duhet të marrë veprime dhe vendime për të zhvilluar vendin”, është shprehur Azemi.
Ai tutje ka theksuar se rritja ekonomike për këtë vit ka qenë 2.02 për qind që sipas tij, është shifra më e ulët e shënuar ndonjëherë në vend.
“Tash normalisht kur del vendi nga një pandemi, siç ka qenë covidi, normalisht nga një pauzë pothuajse e tërësishme, kur fillojnë gjërat me u zhvillu dicka edhe ka, por mos u kreno sepse të hyrat i ke kryesisht nga Dogana”.
Azemi ka përmendur inflacionin duke thënë se rritja e çmimeve domosdoshmërisht rrit edhe të hyrat doganore.
“Çmimet e produkteve janë rritë, rrjedhimisht rritet edhe taksa doganore, rritet edhe tatimi në vlerën e shtuar. Pra, sot po flasim për inflacione të cilat kanë shku afër 20 për qind nga viti në vit dhe këto çmimet të cilat janë ngritë të produkteve bazike ato domosdoshmërisht kanë me i rritë të hyrat doganore”.
I pyetur se cka do të duhej të bëhej ndryshe, kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj ka përmendur fushën e energjisë ku sipas tij, është dashur të investohet më shumë në prodhim të energjisë.
“Në energji nuk është bërë absolutisht asnjë send në prodhim. Kem bërë vendime ad-hock për subvencionim të masave efiçiente, duke subvencionu shtëpi e kaldaja kryesisht të familjeve që i kanë kushtet për t’i blerë edhe vetë ato. Nuk ka subvencionu asgjë për familjet e varfra. Kush e ka shtëpinë e izoluar? Ai që i ka kushtet ekonomike. Pra, kriteret kanë qenë të gabuara dhe shumat me thënë të drejtën kanë qenë tejet të vogla”.
“Qeveria ka përfunduar duke blerë energji elektrike, duke subvencionuar faturat e energjisë në veri qindra miliona euro, por nuk ka bërë asgjë në prodhim. E ka hudhur poshtë projektin e gazit për termocentral, nuk ka punuar në burimet e ripërtëritshme, në gusht të këtij viti ka që dashtë me përfundu ankandi për solare në njëqind megavat, edhe sot jemi nëntor nuk ka përfundu”.
Azemi ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, shumë familje sivjet kanë kaluar nga ngrohjet konvencionale në ngrohje termike.
“Pra, çka kemi bërë me këtë rast? Ne kemi stimulu përdorimin e energjisë elektrike për ngrohje. Tash kërkesa për energji elektrike në muajt e dimrit ka me u ngritë dhe rrjedhimisht detyrohesh me rrit importin e energjisë elektrike, sepse nuk ke sasi të mjaftueshme të prodhimit të energjisë në vend dhe detyrohesh me importu energjinë elektrike”.
“Çmimet e energjisë elektrike në Berzat Ndërkombëtare janë të shtrenjta dhe sidomos kur kemi ngritje të kërkesës për energji elektrike, ato çmime do të shkojnë edhe më lart dhe në fund kemi me pasë edhe ngritje të tarifave të çmimit të energjisë elektrike, është e pandalshme”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/image00012-scaled.jpeg)
Ai ka shtuar se në vend që të fokusohet në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike për ngrohje, Qeveria i ka nxitur qytetarët që të kalojnë në ngrohje elektrike, gjë që do ta rrisë kërkesën për energji.
“Pra, nëse energjia nuk është vetëm siguri energjetike, është edhe siguri nacionale, atëherë nuk ka ekuacion tjetër që e shpjegon më mirë se gazi amerikan vazhdon të jetë i domosdoshëm jo vetëm Kosovë, po edhe në aspektin gjeopolitik e strategjik të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.
Azemi bëri të ditur se LDK-ja tashmë ka hartuar planin për energji, i cili do të shpaloset në Konventën programore me 19 nëntor të këtij muaji. Dhe aty “ka alternative për këtë çështje”.
“Alternativa kryesore është që ne duhet ta kthejmë projektin e gazit amerikan në diskutim me Qeverinë amerikane për ta realizuar këtë projekt në afat sa më të shpejtë. Duhet të kthehet një projekt 500 megavatesh i një termocentrali me gaz. Ne do të restaurojmë blloqet e Termocentralit Kosova B, do të provojmë të mbyllim Termocentralin Kosova A në afat sa më të shpejtë për shkak të ndotjes. Pra, duhet të bëjmë që ky sistem elektro-energjetik t’i shërbejë jo vetëm vendit, por edhe interesave rajonale”.
Në fund, Azemi ka folur edhe për Ferizajn, duke bërë të ditur se synimet e tij janë që mandatin e ardhshëm të jetë në krye të këtij qyteti.
“Synimet e mia për qytetin tim ku edhe jetoj, janë që në mandatin e ardhshëm të jem kryetar i qytetit. Idetë e mia për një transformim të qytetit jam duke i punuar me një ekip nga brenda dhe jashtë vendit. Unë mendoj që Ferizaji meriton një transformim, të shndërrohet në një qytet të jetueshëm, sepse tani për tani është një katrahurë e madhe”.
“Ferizaji është një qytet mjaft i fuqishëm ekonomikisht, i cili i kontribuon ekonomisë së vendit, pothuajse menjëherë pas kryeqytetit dhe që aty nuk ka ndonjë rregull bazik për të jetuar qytetarët dhe për të pasur një dinjitet në atë qytet. Prandaj, unë thash edhe më herët po punoj me ekipet e mia, të cilat i kemi krijuar në kuadër të Degës së LDK-së në Ferizaj, por gjithsesi jam në komunikim edhe me miqtë e mi, rrjetin tim ndërkombëtar, të cilin po e shfrytëzojmë për të mirën e qytetit, që ta kemi një vizion të një qyteti të jetueshëm, i cili do t’i përngjante qyteteve evropiane. Pra, ky është vizioni të cilin synoj që në mandatin e ardhshëm të jem kryetar i qytetit dhe ta zbatoj këtë vizion”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë