LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 8° cloudy

Tri projekte që synojnë modernizimin e qytetit të Gjilanit ende nuk kanë përfunduar

Tri projekte që synojnë modernizimin e qytetit të Gjilanit ende nuk kanë përfunduar

Tri projekte urbanistike, të cilat synojnë ta bëjnë Gjilanin një qytet më të qasshëm për të gjithë, ende nuk kanë përfunduar.

Një prej tyre është zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një projekt që ka nisur prej kohësh, por që ende nuk dihet kur do të përfundojë, pasi komuna nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për Telegrafin për afatin e tij.

Banorët e kësaj zone shprehin shqetësimin e tyre, duke thënë se punimet nuk po zhvillohen çdo ditë dhe se ritmi është i ngadalshëm. Ata theksojnë se vonesat po krijojnë vështirësi si në qarkullimin e automjeteve ashtu edhe për këmbësorët.


Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, inspektuan nga afër punimet në këtë rrugë. Gjatë vizitës, Kurti deklaroi se deri më tani është realizuar rreth 50% e projektit.

Ky investim, që kap vlerën e rreth 2.4 milionë eurove, parashikon ndërtimin e një rruge me katër korsi, trotuare në të dy anët, një shteg për biçikleta dhe infrastrukturë nëntokësore moderne.

Në proces të realizimit është edhe asfaltimi i rrugës kryesore “Adem Jashari” në Gjilan.

Faza e parë e këtij projekti, që përfshin segmentin nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë, tashmë ka përfunduar. Ndërkohë, punimet po vazhdojnë në pjesën tjetër të rrugës, nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe, por ende nuk janë finalizuar.

Përfundon asfaltimi i rrugëve "Adem Jashari" dhe "Zija Shemsiu" në Gjilan
Lexo po ashtu Përfundon asfaltimi i rrugëve "Adem Jashari" dhe "Zija Shemsiu" në Gjilan

I pari i komunës, tregon se do të jetë rruga e re për automjete, trotuar i asfaltuar dhe i përshtatshëm për këmbësorët, rreth 80 vende parkimi përgjatë gjithë rrugës, si dhe pemë dekorative.

Ky investim, me një vlerë prej 248 mijë eurosh, përfshin asfaltimin e një rruge rreth 800 metra të gjatë.

Projekti më i ri që ka nisur së fundmi është renovimi i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, mirëpo nuk është dhënë ndonjë përgjigje për afatin e përfundimit të tij.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e komunës, Alban Hyseni, dhe zyrtarë të tjerë, inspektuan nga afër punimet që kanë filluar për ndërtimin e këtij stacioni të ri.

Sipas Kurtit, objekti i ri do të shtrihet në një hapësirë prej 2,000 metra katrorë dhe përfaqëson një investim prej 1 milion eurosh.

Ai pati thënë se ky projekt po realizohet si bashkëfinancim mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
Egli e prerë në raportin me Gjestin: Ti rrugës tënde, unë rrugës time

Egli e prerë në raportin me Gjestin: Ti rrugës tënde, unë rrugës time

Magazina
LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

Lajme
Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori