Tri ndeshjet e para të Piolit në krye të Inter, secila më e vështirë se tjetra

Interi dje (e mërkurë) ka emëruar Stefano Piolin trajner të skuadrës së parë.
Por, aventura e trajnerit italian në krye të Neroazzurrëve nuk do të jetë aspak e lehtë.
Ndeshja e parë e tij do të jetë si mysafir i Milanit në San Siro, pastaj pret Fiorentinan dhe udhëton te Napoli.
Një fillim i vështirë, dhe katër pikë nga këto ndeshje do ishte një sukses. E gjitha kjo pasi forma e Interi nuk është edhe aq e mirë në javët e fundit.
Aktualisht skuadra nga Milano renditet në vendin e nëntë me 17 pikë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































