Tri mite rreth menstruacioneve që në të vërtetë janë plotësisht të gabuara

Për disa arsye, menstruacionet janë ende një gjë e vështirë për ta diskutuar, edhe pse ato janë një proces i natyrshëm i jetës.
Më e keqja është se duke mos folur hapur kanë buruar mite të panumërta që njerëzit besojnë edhe sot.
Fatkeqësisht, menstruacionet zakonisht diskutohen vetëm duke pëshpëritur me miqtë tuaj më të ngushtë dhe nganjëherë kjo mund të çojë në keqinformim.
Kështu që, për të na ndihmuar të sqarojmë disa nga ato mite famëkeqe, Dr. Deborah Nucatola tregon gjithçka që keni menduar se dini për menstruacionet, por në të vërtetë nuk është e saktë, shkruan Seventeen.
Menstruacionet tërheqin peshkaqenët në oqean
Nga lindi ky mit i çmendur ?! Nëse nëna juaj (ose gjyshja) ju ka thënë që të qëndroni jashtë oqeanit kur të keni menstruacionet, ato ishin dezinformuara. Peshkaqenët nuk do të nuhasin gjakun mbi ju dhe do të vijnë t’ju sulmojnë. “Nuk ka asnjë provë shkencore që sugjeron që gratë janë më të ndjeshme ndaj sulmeve të peshkaqenëve, ndërsa kanë menstruacione”, shpjegon Dr. Nucatola. Është mirë të dini se kjo zyrtarisht nuk është e vërtetë.
Menstruacionet tuaja ndalen kur futeni në ujë
Mos bini pre e këtij miti! “Menstruacionet tuaja nuk ngadalësohen ose ndalen në ujë – thjesht mund të mos rrjedhin për shkak të kundër presionit të ujit”, thotë Dr. Nucatola.
Ju nuk mund të mbeteni shtatzënë kur keni menstruacione
Ndërsa është e pazakontë, mund të ndodhë. Falë klasës shëndetësore, ju ndoshta e dini që kur keni menstruacione, nuk jeni në ovulim, kështu që mund të mendoni se kjo do të thotë që nuk do të jeni në gjendje të mbeteni shtatzënë. Por në fakt nuk është kështu. Ovulimi juaj dhe cikli juaj menstrual mund të jenë të paparashikueshëm dhe ovulimi mund të ndodhë para, gjatë dhe pas fazës së gjakderdhjes, veçanërisht nëse keni menstruacione të parregullta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk