Zakonisht mirëmbajtja e një trupi të mirë, hollë dhe shëndetshëm duket si një detyrë tejet e vështirë
Shumë njerëz ankohen se pavarësisht ushtrimeve fizike dhe ushqimit të shëndetshëm nuk kanë mundësi të fitojnë një trup të mahnitshëm.
Në raste të tilla faji i hidhet metabolizmit të ngadaltë dhe për këtë është mirë t’i dini disa truqe të cilat do t’ju ndihmojnë në shpejtimin e metabolizmit.
Uji para shujtave
Një ndër mënyrat më të thjeshta edhe efiçiente për ta shpejtuar metabolizmin është pirja e ujit para çdo shujte. Dy gota ujë para shujtës janë metodë e mirë për ta shpejtuar metabolizmin në mënyrë të pa imagjinueshme.
Sipas disa studimeve hulumtuese të prezantuara në konferencën vjetore të American Chemical Society, thuhet se konsumimi i dy gotave ujë para çdo shujte kishte ndihmuar shumë persona t’i humbnin të paktën dy kilogramë më shumë krahas atyre që nuk e kishin bërë këtë, transmeton Telegrafi.
Qeshni më shumë
Siç duket, tani keni më shumë arsye për të pushuar herë pas here në punë dhe për të qeshur aq më shumë që mundeni.
Kjo pasi që disponimi juaj vetëm sa e shpejton metabolizmin. Siç raportohet nga një studim në International Journal of Obesity, gjatë qeshjes e rrisim harxhimin e zakonshëm të energjisë (që do të thotë kaloritë e djegura) për rreth 10 për qind.
Pra, nëse ne qeshim fort për dhjetë minuta, mund t’i humbim 10-40 kalori ekstra.
Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është burim i mahnitshëm i antioksidantëve të cilët e shpejtojnë metabolizmin. Sipas një hulumtimi të publikuar në Journal of Clinical Nutrition, një sasi modeste e çajit të gjelbër është thuajse e barabartë me tri orë ushtrime fizike çdo javë për një periudhë tre mujore.
Një gotë me çaj të gjelbër pa sheqer e shpejton metabolizmin dhe e rrit djegien e përditshme të kalorisë për rreth 100 kalori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false