Site icon Telegrafi

Tri mënyra efikase që të pastroni hekurin nga gurëzit

Uthulla edhe në këtë situatë është treguar si zgjidhje ideale

Është më mirë të zgjidhni uthull alkoolike, e cila do të zgjidhë në afat të gjatë këtë problem.

Po ju propozojmë tri mënyra pastrimi, transmeton Telegrafi.

Avulli është aleat i shkëlqyeshëm

Leckën e pambuktë shtrijeni në dërrasën për hekurosje. Aktivizoni hekurin në temperaturën më të lartë, ndërkaq uthullën qiteni në vrimën për ujë.

Aktivizoni butonin për krijimin e avullit dhe do të shihni se si nga hekuri bien copëzat e gurëzve.

Kur të përfundoni, çaktivizoni hekurin, dhe kur të ftohet fshijeni me tretje uji dhe uthulle. Procedurën përsëriteni disa herë.

Gjithashtu, për të penguar krijimin e gurëzve mos e lini lëngje në rezervuarin e ujit të hekurit dhe përdorni ujë të distiluar.

Limontozi

Në vend të uthullës mund të përdorni në të njëjtën mënyrë tretjen e limontozit dhe ujit. Në një gotë dy decilitrash qitni dy lugë të vogla limontoz dhe qitni edhe në rezervuarin për ujë.

Procedurën përsëriteni derisa gjithë gurët të bien.

Pastrimi i pllakës

Pos gurëzve, në hekur mund të mbeten edhe pjesë të ngjitura të tekstilit, mirëpo ato lehtë do t’i pastroni nëse me hekur të nxehur kaloni nëpër leckë të lagësht.

Menjëherë pastaj pllakën pastrojeni me pastë nga uji dhe soda e bikarbonatit. /Telegrafi/

Exit mobile version