LAJMI I FUNDIT:

TRI DRITARE

TRI DRITARE
Patti Smith (foto: Judy Linn, c. 1969)

Poezi nga: Patti Smith
Përktheu: Fadil Bajraj

Në kopshtin e të arratisurit
ai u gjunjëzua duke kënduar
unë jam me ty

Në veladonin e tij të bardhë ai qante
unë lutem për atë vëlla
që më shitoi


u shfaq një kryq i zi
derisa i shtrirë po jepte shpirt
më fal

Unë jam një

Krepi valëvitej nga tri dritare
një flamur ra i pushtuar nga zia
këto fjalë hynë në zemër

Ti ke ardhur
dera është e hapur
ti nuk do të më gjesh
do të gjesh dashurinë time