LAJMI I FUNDIT:

Tri blerjet që mund ta bëjnë Real Madridin të pandalshëm

Tri blerjet që mund ta bëjnë Real Madridin të pandalshëm

Florentino Perez e ka një plan që ta bëjë Real Madridin të pandalshëm edhe në të ardhmen.

Presidenti i Los Blancos kishte mosmarrëveshje me Zinedine Zidanen për transferimet dhe për këtë trajneri vendosi të largohej.

Klubi që e ka fituar 13 herë Ligën e Kampionëve, ka në plan të vazhdojë  me transferime pa e qarë shumë kokën për trajnerin.


Los Blancos tani i kanë menduar lojtarët që do t’i blejnë. Mendohet për zëvendësuesin e Ronaldos, çështjen e Bale, por edhe të Keylor Navas Luka, Luka Modric dhe Sergio Ramos.

Janë vetëm tre lojtarët që do të blihen, por që do të bëjnë diferencën me kualitetin e tyre.

#3 David de Gea

David de Gea është një nga portierët më të mirë në botë. Nuk është më sekret që Florentino Perez e pëlqen shumë dhe e ka kërkuar me ngulm në vitet e fundit.

Portieri ka mund të jetë i Real Madridit  në vitin 2014, por që në minuta e fundit dështoi gjithçka me Manchester United, që e mbajti.

Tani sci duket ka ardhur koha.  Real Madridi është në kërkim të një zëvendësuesi për Keylor Navasin.

#2 Marco Verratti

Marco Verratti është një lojtar i PSG tani e një kohë. Ai është ambientuar mirë në Ligue 1 duke u kthyer në njërin nga më të mirët në Evropë.

Pasi nuk po arrin sukses në Evropë me PSG-në, ai ka filluar të mendojë për larigmin.

Manchester United po ashtu janë gati të paguajnë deri në 70 milion euro, por Los Blancos mund të përmbysin këtë çmim.

Ai do të futej mirë në ekip, duke e zëvendësuar Modricin.

#1 Neymar

Kur Neymar ishte te Santos, ishte i lidhur me një kalim te Real Madridi. Por thashethemet më shumë janë intensifikuar, prej se ka kaluar në PSG.

Ai ka pasur dëshirë të luajë te Real Madridi prej se ishte fëmijë. Cristiano Ronaldo duket në ikje dhe ai shihet si zëvendësimi i vetëm i mundshëm.

Real Madrid ka avantazh për blerjen e lojtarit.

Ai së fundmi ka kushtuar 222 milionë euro, por Reali mund të paguajë edhe më shuam për një lojtarë që mund të mbështetet në 5-6 vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori