Site icon Telegrafi

Tri arsye pse macet sulmojnë qentë edhe kur ato nuk provokohen

Ju ndoshta keni qenë dëshmitarë të skenës kur macja sulmon e para qenin

Nëse keni një mace dhe një qen si kafshë shtëpiake, me siguri keni bërë gjithçka për t’i bërë miq në maksimum.

Edhe pse dinë të shkojnë jashtëzakonisht mirë, ndonjëherë ndodh që macja të sulmojë qenin pa kurrfarë arsye, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo sjellje ka tri shkaqe kryesore.

1. Rrezikim i statusit

Maceve u pëlqen të sillen si zotëruese dhe të kenë kontroll mbi situatën dhe hapësirën në të cilën gjenden. Prandaj, nëse vlerësojnë se statusi i tyre është i rrezikuar, mund të reagojnë me sjellje agresive. Ajo që mund të jetë gjithashtu një shkas është vëmendja që i kushtoni qenit.

Nëse macja vlerëson se nuk i kushtohet vëmendje e barabartë, ajo mund ta sulmojë, prandaj përpiquni të kujdesi në mënyrë të barabartë për të dy kafshët shtëpiake.

2. Territori

Mund të mos ju duket kështu, por macet janë kafshë territoriale si edhe qentë. Prandaj, nëse qëndrojnë në të njëjtën dhomë, macja mund ta perceptojë qenin si një konkurrencë. Sjellja e këtillë nuk është e pazakontë; është pjesë e një instinkti të trashëguar për të mbrojtur territorin.

Për të zvogëluar mundësinë e një konflikti, kujdesuni që të krijoni një hapësirë të veçantë në shtëpi për secilën nga kafshët.

3. Frika

Macet janë përgjithësisht më të vogla se qentë, ndaj ndodh që të tremben. Ato janë krijesa të guximshme nga natyra, por ndonjëherë mund ta perceptojnë qenin si një kërcënim. Nëse qeni juaj tregon se dëshiron të luajë me macen, ajo mund ta kuptojë atë si një shenjë alarmi – gjë që rezulton me gërvishtje dhe fërshëllimë.

Ndonjëherë ndodh që macja thjesht nuk është në humor për të luajtur dhe për të bashkëvepruar me të tjerët, kështu që ajo është nervoze. /Telegrafi/

Exit mobile version